LAJMI I FUNDIT:

Të famshmit që humbën drastikisht peshë dhe befasuan me transformimet e tyre

Të famshmit që humbën drastikisht peshë dhe befasuan me transformimet e tyre

Yjet jetojnë nën një mikroskop në qendër të vëmendjes dhe janë kritikuar vazhdimisht për peshën e tyre, kështu që nuk është çudi që disa prej tyre vendosin të humbin disa kilogramë – qoftë për shëndet, për verë apo për ndonjë arsye tjetër.

Këtu ju sjellim një vështrim për transformimet tronditëse të të famshmëve:


Rebel Wilson

Rebel Wilson, ylli i “Pitch Perfect”, ka filluar të duket e përsosur këto ditë.

Pas shpalljes së vitit 2020 si “vit i shëndetit të saj”, aktorja 39-vjeçare filloi një regjim diete që i dha rezultate të shkëlqyera.

Wilson ndau një foto të vetes në fillim të vitit në plazh, ashtu siç ishte duke filluar udhëtimin e saj për humbje peshe.

Jonah Hill ishte gjithmonë i njohur si djalë topolak, qesharak, por vitet e fundit, është dëshmuar se nuk është gjithmonë kështu.

Hill filloi të bjerë në peshë midis viteve 2015 dhe 2016 dhe ka vazhduar të dobësohet që nga atëherë.

Aktori 36-vjeçar është pothuajse i panjohur në krahasim me pamjen e tij të dikurshme.

Adele

Këngëtarja e hitit “Hello” ka bërë tituj kohëve të fundit për transformimin e saj dramatik, pasi tha se e dinte se “duhej të ndryshonte diçka”.

Një burim i tha People se humbja në peshë e Adeles ishte frymëzuar nga dëshira e saj për të qenë “nëna më e shëndetshme për djalin e saj”.

Duket sikur fituesja e “Grammy” po thotë “përshëndetje” për një mënyrë jetese krejtësisht të re.

Adele (Foto: Backgrid)

Christina Aguilera

Christina Aguilera, 39-vjeçe, shpërtheu në skenën muzikore kur ishte rreth 20-vjeçe, dhe që nga ajo kohë ka marrë një kritikë të madhe për peshën e saj.

Pesha e saj ka ndryshuar me kalimin e viteve, duke u rritur e duke rënë pas lindjes së djalit të saj, Max.

Christina Aguilera (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images)

Christina Aguilera (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images)

Ethan Suplee

Ethan Suplee po ndihet krenar këto ditë.

Aktori 43-vjeçar bëri një ndryshim kohëve të fundit pasi zbuloi humbjen e tij mbresëlënëse në peshë.

Ethan Suplee (Foto: SGranitz/WireImage)

Aktori mori rrjetin social, Instagram për të treguar humbjen e tij në peshë dhe kjo vërehet në imazhin e mëposhtëm.

View this post on Instagram

Hump day…

A post shared by Ethan Suplee (@ethansuplee) on Feb 19, 2020 at 11:50am PST

Khloe Kardashian

Khloe Kardashian është një tjetër yll që është rritur në qendër të vëmendjes, por të qenit në një familje modelesh do të thoshte që pesha e saj merrte kritika të shumta.

Ajo filloi të punojë për të përballuar fillimin e divorcit të saj të gjatë nga Lamar Odom.

Nuk kaloi shumë kohë para se ylli televiziv filloi të vërente një ndryshim dhe vazhdoi të ecte përpara, duke bërë një transformim befasues.

Khloe Kardashian (Foto: Getty Images/Guliver)

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
“Burrat që godasin gratë, nuk janë burra

“Burrat që godasin gratë, nuk janë burra" - Thyen heshtjen bashkëshorti i Cassie Ventura pas videos tronditëse

Magazina
Selena Gomez mahnit me pamjen magjepsëse në Festivalin të 77-të të Filmit në Kanë

Selena Gomez mahnit me pamjen magjepsëse në Festivalin të 77-të të Filmit në Kanë

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Kalo në kategori