LAJMI I FUNDIT:

Marsh i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë

Marsh i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë

Çiklistët janë të shqetësuar për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë, që vjen edhe si rrjedhojë e dominimit të mjeteve motorike në rrugët e kryeqytetit.

Përveç kushteve minimale të infrastrukturës dhe sigurisë së dobët për komunitetin e çiklistëve, çiklistët tani përballen edhe me ajër të pashëndetshëm pasi në kushte të tilla të cilësisë së dobët të ajrit nuk rekomandohet të çiklohet.

Me këtë rast, shqetësimin e tyre, çiklistët sot do ta shprehin me një marsh.


Organizatorët thonë se marshi ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë drejt përdorimit të transportit të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin pra të biçikletës.

Çiklistët do të nisen në ora 12:00 nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në hyrje të Prishtinës ndërsa marshi i tyre përfundon te parku i Gërmisë.

Trajektorja e marshit ka gjatësi prej 7 km, ndërsa i gjithë aktiviteti mbahet në kuadër të projektit “Çiklo sigurt Prishtinë”.

Projekti “Çiklo sigurt Prishtinë” është pjesë e projektit “Empower – Engage – Build Oënership”, financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë European Union Kosovo, mbështetur nga Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP) dhe implementuar nga Klubi Alpin Prishtina. /Telegrafi/