LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Kërçovës me konkurs për furnizim të inverterëve me efikasitet të lartë

Komuna e Kërçovës me konkurs për furnizim të inverterëve me efikasitet të lartë

Komuna e Kërçovës banorëve që kanë blerë inverterë në vitin rrjedhës 2020, më së voni deri në ditën e kohëzgjatjes së konkursit publik përfundimisht me 15 tetorin e vitit 2020, do t’ua kompensojë shpenzimet e bëra gjatë furnizimit me inverterë, në vlerë jo më shumë se 62.000 denarë me tatim të kyçur persona të të ardhurave për amvisëri, që e
llogaritë dhe e paguan Komuna.

Aktivitetet e komunës janë me qëllim që t’i stimulojë banorët, përkatësisht amvisëritë për ulje të ndotjes nga ngrohja e shtëpive, me thëngjill, naftë, drunj apo mazut, me qëllim që të ulet prishja e cilësisë së ajrit ambiental në qytet dhe të rritet numri i qytetarëve që do të vendosin të investojnë mjete për mënyrë të re të ngrohjes, përkatësisht nxitje për përdorim të pajisjeve  cilësore për ngrohje.

Konkursi do të zgjasë prej ditës së publikimit përfundimisht me datën 15 tetor 2020 dhe do të realizohet sipas parimit “i pari që vjen, i pari shërbehet”.


Aplikuesit janë të obliguar t’i përmbushin kushtet në vijim – të kenë venbanim në rajonin e Komunës së Kërçovës, të mos kenë shfrytëzuar subvencione për ngrohje (stufa me peletë/inverterë) në amvisëritë e tyre (objekt banesor) nga
Komuna e Kërçovës dhe institucione të tjera shtetërore, deri në parashtrimin e kërkesës të jenë shfrytëzues të stufës me thëngjill, drunj, naftë apo mazut, t’i dorëzojnë stufat e veta ekzistuese tek mbeturinat e autorizuara për hekur për riciklim, pajisjet të jenë të blera në vitin 2020, deri në përfundimin e konkursit publik, të njejtat të jenë të paguara në tërësi dhe të jenë të instaluara në adresën e banimit të cekur në letërnjoftimin e aplikuesit,. pajisjet e blera
detyrimisht t’i kanë së paku karakteristikat në vijim: të kenë së paku COP 5, të ngrohin në temperaturë të jashtme prej -15°C dhe të jenë së paku klasë energjetike A+ për konsum të energjisë elektrike për ngrohje, objekti banesor të mos jetë në fazë ndërtimi dhe në të aplikuesit të jetojnë, t’i kenë paguar të gjitha tatimet dhe taksat ndaj Komunës së Kërçovës përfundimisht me vitin 2019.

Komisioni do të përgatitë propozim drejt kryetarit të Komunës për sjellje të vendimit për pagesë të mjeteve financiare për aplikuesit për të cilët është verifikuar se i kanë përmbushur kushtet, sipas rendit të kërkesave të arritura sipas parimit “i pari që vjen, i pari shërbehet”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori