LAJMI I FUNDIT:

LSDM dhe OBRM-PDUKM përplasen për aksionin policorë në Krushopek

LSDM dhe OBRM-PDUKM përplasen për aksionin policorë në Krushopek

Bojan Mariçiq i LSDM-së dhe Stefan Andonovski i OBRM-PDUKM-së në emisionin “Rruga Drejtë” në “Alsat” u përplasën për Prokurorinë, shkarkimin e Mizrahit dhe aksionin e fundit në Krushopek. Mariçiq akuzoi se ministri teknik i OBRM-PDUKM-së për pikë politike ka rrezikuar aksion policor i përgatitur një vit, vetëm me qëllim që të tregojë se lufton kundër krimit dhe korrupsionit.

“Në garë për të mbështetur atë pamje të trishtë, u vu në rrezik një aksion serioz për luftën kundër narkotikëve në një kanal ndërkombëtar në bashkëpunim dhe në veprim të punuar për më shumë se një vit kur Spasovski ishte ministër i brendshëm. Ju nuk mund të distancoheni nga Ilija Dimovski sa të doni, por ai është deputet i OBRM-PDUKM-së, dhe mund të jetë përsëri. Pamja është e trishtë për të kërkuar pikë të vogla politike që rrezikojnë aksionet policore”, deklaroi Ton Bojan Maraçiq, LSDM.

Sipas OBRM-PDUKM-së, në një periudhë të shkurtër që kur me ministrinë udhëheq teknikisht Naqe Çulev, ka pasur aksion për luftë kundër drogës dhe krimit. Stefan Andonovski nga OBRM-PDUKM sqaroi se pasi janë marrë informacione se bëhet fjalë për një kanal ndërkombëtar, ka filluar aksioni.


“Informacionet që dolën nga MPB duhet t’i ndjekim nëpër statusin e Facebook-ut të ministrit, që është bartësi i vetëm përgjegjës në ministri. Shifra të këtilla prej tij nuk dëgjuam. Ajo që deputetët apo qytetarë tjerë kanë publikuar, është përgjegjësi e mediave dhe qytetarëve, ai duhet t’i kundërvihet tendencës së krimeve që ndodhin ndërsa deri më tani në 3 vitet e fundit nuk ka epilog”, tha Andonovski.

Mariçiq dhe Andonovski u përplasën edhe për gjyqësorin dhe Ligjin e prokurorisë publike. Sipas të parit, gjyqësori në një pjesë ende është bastion i OBRM-PDUKM dhe për këtë nuk ka epilogë gjyqësor ndërsa sipas të dytit, LSDM në mënyrë klandestine e ka miratuar ligjin.

Lidhur me dokumentet e udhëtimit, të dytë e hidhnin fajin, por nuk ofruan zgjidhje.

Në trend Lajme

Më shumë
Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët

Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët

Lajme
Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë

Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Arlind Qori përplaset me Adriatik Lapajn

Del duarsh protesta në Tiranë, Arlind Qori përplaset me Adriatik Lapajn

Lajme
Kalo në kategori