Tre të vdekur nga gripi sezonal në Maqedoni, rritet numri i të prekurve
Instituti për Shëndet Publik informon se është rritur numri i personave të prekur nga gripi.
Sipas të dhënave të fundit, 5660 persona të tjerë janë prekur nga gripi sezonal, që paraqet rritje prej 74 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të gjithë përcaktuesit tregojnë aktivitet të shtuar të virusit të gripit. Kjo periudhë e vitit pritet të ketë trend rritës edhe në dy javët e ardhshme, pas së cilës presim që numri i rasteve të reja të stabilizohet dhe të fillojë të bjerë”, mjekja Gordana Kuzmanovska nga Instituti për Shëndetin Publik.
Deri më tani, janë raportuar tre raste të vdekjeve, duke përfshirë një vajzë 14-vjeçare dhe dy burra të moshës 50 dhe 85 vjeç. Tre të ndjerit nuk ishin të vaksinuar, u trajtuan me terapi antiretrovirale dhe kishin komorbiditete të shumta.
Komisioni për sëmundje infektive monitoron rregullisht gjendjen e gripit në vend dhe sipas rekomandimeve të ekspertëve, vizitat e pacientëve të shtruar në institucione shëndetësore publike janë të ndaluara me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejshme të gripit.
Komisioni po monitoron gjithashtu situatën e fëmijëve të infektuar në shkolla dhe në varësi të vlerësimeve, do të propozojë masa dhe rekomandime të reja, sipas situatës./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?