LAJMI I FUNDIT:

Diskutim publik në Qeverinë e Maqedonisë për gjuhën amtare

Diskutim publik në Qeverinë e Maqedonisë për gjuhën amtare

Në organizim të kryeministrit Oliver Spasovski sot në Qeveri do të mbahet diskutim publik për promovimin dhe ngritjen e vetëdijes për gjuhën amtare dhe llojllojshmërinë kulturore me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare.

“Diskutimi publik, në të cilin do të marrin pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Sadulla Duraki, drejtori i Agjencisë për realizim të të drejtave të bashkësive, Ilhan Rahman dhe drejtori i Agjencisë për zbatimin e gjuhës që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të RMV-së, Ylber Sela, është në suaza të përgatitjeve për miratimin e Programit për ngritje të vetëdijes publike për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Në pjesën punuese të diskutimit janë ftuar të marrin pjesë edhe mysafirë nga komuniteti shoqëror dhe akademik nga vendi dhe nga jashtë, si dhe përfaqësues të organizatave qytetare.


Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori