LAJMI I FUNDIT:

Dodik nuk “bëhej rehat” ndërsa në sallë u intonua himni i Bosnje dhe Hercegovinës

Dodik nuk “bëhej rehat” ndërsa në sallë u intonua himni i Bosnje dhe Hercegovinës

Një pritje ceremoniale për zyrtarë të nivelit të lartë nga jeta politike dhe shoqërore në Bosnjë dhe Hercegovinë është mbajtur në Sarajevë.

Sipas mediave në Bosnjë dhe Hercegovinë, përcjell Telegrafi, pritësi ishte ambasadori rus Petar Ivancov, dhe anëtari i presidencës Milorad Dodik ishte në mesin e të ftuarve.


Siç diktojnë zakonet, kur festojnë festat kombëtare jashtë vendit, ambasadorë, ose organizatorë të ahengut, intonojnë himnet e vendit pritës dhe vendit që ka organizuar “festën”.

Kështu, në këtë rast, u intonuan himni i BeH dhe himni i Federatës Ruse.

Ceremonia, e cila u mbajt në Sarajevë në Hotel Evropa, u hap në këtë mënyrë, dhe një fotoreporter i Klix.ba regjistroi disa pamje që përshkruanin atmosferën në sallën e ceremonisë.

Por çfarë ka rënë në sy gjatë intonimit të himnit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili nuk mund të qëndronte i qetë.

Ndryshe, Dodik njihet për qasjen e tij “anti-Bosnjë”.

Vetëm pak ditë më parë, anëtari serb i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, ka thënë se nuk do të ketë BeH deri në verën e vitit të ardhshëm nëse nuk rikthehet pozicioni i Dejtonit.

Ai ka porositur që Republika Srpska ka marrë rrugën e daljes nga BeH, rrugë kjo nga e cila sipas tij nuk ka kthim mbrapa. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori