LAJMI I FUNDIT:

Drejtori ekzekutiv i Cityt thyen heshtjen: Akuzat nuk janë të vërteta, gjithçka do të zbardhet dhe do të kthehemi në LK

Drejtori ekzekutiv i Cityt thyen heshtjen: Akuzat nuk janë të vërteta, gjithçka do të zbardhet dhe do të kthehemi në LK

Drejtori ekzekutiv i Manchester Cityt, Ferran Soriano, insiston se ata nuk janë fajtorë për shkeljet e Fair Play Financiar të UEFA-s dhe pretendimet janë të pavërteta.

Soriano gjithashtu është i bindur se emri i tyre do të pastrohet në kohë për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.


Ai ka folur për herë të parë qëkur kampionët e Ligës Premier u ndaluan në garën evropiane për dy vjet.

Reagon Manchester City: Jemi të zhgënjyer por jo të befasuar, do të ankohemi në CAS
Lexo po ashtu Reagon Manchester City: Jemi të zhgënjyer por jo të befasuar, do të ankohemi në CAS

“Epo gjëja më e rëndësishme që duhet të them sot është se pretendimet nuk janë të vërteta. Ato thjesht nuk janë të vërteta”, ka thënë fillimisht Soriano për faqen zyrtare të klubit.

“Pronari nuk ka vendosur para në këtë klub që nuk është deklaruar siç duhet. Ne jemi një klub i qëndrueshëm futbolli, jemi fitimprurës, nuk kemi borxhe, llogaritë tona janë shqyrtuar shumë herë, nga auditorët, nga rregullatorët, nga investitorët dhe kjo është plotësisht e qartë”.

Soriano së bashku me Guardiolan dhe disa drejtues tjerë të Cityt

“Ne jemi duke kërkuar një zgjidhje të hershme padyshim përmes një procesi të plotë dhe një procesi të drejtë, kështu që shpresa ime më e mirë është që kjo të përfundojë para fillimit të verës”.

“Gjithçka që kërkojmë është një gjykim i duhur në një organ të pavarur dhe të paanshëm që do të marrë kohën për të parë të gjitha provat dhe t’i shikojë pa paragjykuar”.

Dënimi nga UEFA mund t’i kushtojë shtrenjtë Cityt, titulli i 2014-tës mund t’i jepet Liverpoolit
Lexo po ashtu Dënimi nga UEFA mund t’i kushtojë shtrenjtë Cityt, titulli i 2014-tës mund t’i jepet Liverpoolit

“Unë po kërkoj edhe fundin e këtij procesi, ndoshta për të vënë një laps nën këtë ndërmarrje që ne po dëgjojmë gjatë gjithë kohës që çdo gjë që bëjmë, çdo rezultat që marrim bazohet vetëm në para dhe jo në talent dhe përpjekje”.

“100-të njerëzit që punojnë në këtë klub e dinë këtë dhe nuk është e vërtetë se bëhet fjalë për përpjekje dhe talent, kështu që mbase në fund, kjo është një mundësi”, përfundoi drejtori ekzekutiv i klubit. /Telegrafi/