LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministri i Malajzisë zbulon të “vërtetën” për aeroplanin MH370: Ekzistojnë dëshmi se piloti mund ta ketë rrëzuar fluturaken

Ish-kryeministri i Malajzisë zbulon të “vërtetën” për aeroplanin MH370: Ekzistojnë dëshmi se piloti mund ta ketë rrëzuar fluturaken

Malajzia asnjëherë nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që aeroplani i aviokompanisë “Malaysia Airlines MH370”, që është zhdukur gjashtë vite më parë me 239 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, të jetë rrëzuar nga piloti kamikaz, ka bërë të ditur sot ish-kryeministri Najib Razak.

Ai foli pasi ish-kryeministri australian Tony Abbott, deklaroi se liderët e Malajzisë nga fillimi kishin shqyrtuar mundësinë që piloti i aeroplanit Zaharia Ahmad Shah, të ketë kryer vrasje masive, transmeton Telegrafi.


Abbott ka thënë se ato çfarë i ka dëgjuar nga zyrtarët më të lartë shtetëror të Malajzisë, ata prej fillimisht kishin menduar se piloti ka kryer vetëvrasje dhe vrasje. Ai këto komente i ka bërë në një dokumentar të Sky News, që trajton çështjen e zhdukjes misterioze të aeroplanit, shkruan Reuters.

Najib tha për “Free Malasya Today” se zyrtarët e vendit të tij kanë shqyrtuar një skenar të tillë gjatë hetimeve, por që vendosën mos t’i bëjnë publike qëndrimet e tyre.

“Do të konsiderohej e padrejtë dhe e papërgjegjshme, pasi që kutitë e zeza dhe audio incizimet nga kabina e pilotit nuk janë gjetur, dhe bazuar në këtë nuk ka pasur kurrfarë dëshmi4 nëse ka qenë përgjegjësi e pilotit apo diçka tjetër. Sërish më duhet ta theksoj se ky skenar i mundshëm asnjëherë nuk është hedhur poshtë gjatë hetimeve”, ka shtuar Najib.

Ai pranoi se ekzistojnë disa arsye që autoritetet dyshojnë se mund të ketë pasur gisht piloti në këtë, siç është rasti që i është gjetur simulues për fluturime në shtëpi.

Kujtojmë që aeroplani MH370 është zhdukur rrugës nga Kuala Lumpur për në Pekin më 8 mars të vitit 2016. Malajzia, Kina dhe Australia kishin ndërprerë hetimet dyvjetore në Oqeanin Indian në janar të vitit 2017, pasi nuk gjetën kurrfarë gjurme të fluturakes. Një hetim i ngjashëm tremujor ishte zhvilluar në maj të vitit 2018 që është udhëhequr nga kompania amerikane “Ocean Infinity”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori