LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e coronavirusit, u mundua të arratiset nga qyteti për të shmangur karantinën – policia e gjen të fshehur në bagazhin e veturës

Pasojat e coronavirusit, u mundua të arratiset nga qyteti për të shmangur karantinën – policia e gjen të fshehur në bagazhin e veturës

Disa persona në Kinë nuk po hezitojnë të sfidojnë masat e rrepta të qeverisë, për të lëvizur lirshëm në kohën kur epidemia e coronavirusit po bën kërdinë.

Policia e Shangait ka publikuar një video gjatë javës së kaluar, ku shihet një grua që është fshehur në bagazhin e një veture me shpresën se do të arrijë të arratiset nga qyteti, transmeton Telegrafi.


Kjo grua së fundmi kishte vizituar qytetin e saj të lindjes në provincën Hubei, dhe më pas ishte rikthyer në Shangai dhe punon.

Shumica e qyteteve në provincën Hubei janë izoluar totalisht që nga janari. Por edhe ata persona që kanë arritur të arratisen nga kjo provincë, po ndalen nga autoritetet në momentin që po tentojnë të futen në Shangai ku nga ta kërkohet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Autoritet përkatëse kanë njoftuar se një grua e paidentifikuar ka tentuar të largohet ilegalisht, duke u mbyllur në bagazhin e veturës. Megjithatë ajo u ndal në pikën e kontrollit në periferi të qytetit, ku zyrtarët e panë se ishte fshehur në bagazh.

Ajo së bashku me mikeshën e saj që ishte pranë timonit kishin temperaturë të madhe dhe menjëherë janë dërguar në karantinë.

Gazetari i CNN-it së fundmi ka vizituar Shangain, ku ka dokumentuar se si qendrat komerciale janë shndërruar në “zona fantazmë” për shkak të coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori