LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Gjilan, sot përfundon obduksioni i pesë viktimave të familjes Bllaca

Tragjedia në Gjilan, sot përfundon obduksioni i pesë viktimave të familjes Bllaca

Sot gjatë ditës pritet të përfundojë obduksioni i pesë viktimave të familjes Bllaca nga Gjilani.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë për Telegrafin se shumica e punës do të përfundojë sot.

“Sot do të përfundojë 90 për qind e punës, ndërsa çka do mbetet do të vazhdohet nesër. Varet edhe nga kërkesa e kryetarit të Gjilanit se kur do të bëhet varrimi”, tha Gërxhaliu për Telegrafin.


Në ngjarjen tragjike që ka ndodhur ditën e martë, dyshohet se një zyrtare policore ka privuar nga jeta prindërit e saj, dy vëllezërit e më pas vetën. E gjithë vrasja është kryer me revolen zyrtare të Policisë së Kosovës, të cilën e kishte poseduar viktima V.B.

Detaje të reja për tragjedinë në Gjilan: Policja që dyshohet se vrau prindërit dhe vëllezërit dhe u vetëvra, nuk ka qenë e suspenduar
Lexo po ashtu Detaje të reja për tragjedinë në Gjilan: Policja që dyshohet se vrau prindërit dhe vëllezërit dhe u vetëvra, nuk ka qenë e suspenduar

Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadriu, ka konfirmuar se gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes Bllaca.

“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Dyshohet se një zyrtare policore në shtëpinë e saj ka vrarë prindërit, vëllezërit dhe më pas vetën. Nuk mund të japim më shumë detaje. Dyshohet se është revolja zyrtare e Policisë së Kosovës. Nuk kemi informata për motive”, ka thënë prokurori Kadriu para mediave.

Lidhur me rastin, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policor në Gjilan.

Vrasja e shumëfishtë në Gjilan: Inspektorati Policor rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë
Lexo po ashtu Vrasja e shumëfishtë në Gjilan: Inspektorati Policor rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë

Në njoftimin e bërë për media thuhet se IPK ka rekomanduar të suspendohen komandanti i Stacionit Policor, zëvendëskomandanti i Stacionit Policor, shefi i operativës të Stacionit Policor në Gjilan dhe një zyrtari i stafit civil. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori