LAJMI I FUNDIT:

Konjufca në Shtutgart: Javën e ardhshme do të vazhdojnë takimet bilaterale me zyrtarët gjermanë

Konjufca në Shtutgart: Javën e ardhshme do të vazhdojnë takimet bilaterale me zyrtarët gjermanë

Me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 10-vjetorin e krijimit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, në manifestimin solemn, të organizuar nga Konsullata e Republikës së Kosovës, kanë marrë pjesë Ministri i Jashtëm dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, nënkryetari i Parlamentit Evropian, Rainer Vieland, ministrja e Shtetit në Landin e Baden Vyrtembergut, Theresia Schopper, si dhe përfaqësues tjerë të shumtë të jetës publike shqiptaro-gjermane.

Konjufca, pasi i ka përshëndetur në gjuhën gjermane rreth 400 pjesëmarrës të pranishëm, ka deklaruar se Baden Vyrtembergu dhe Shtutgarti janë Landi dhe Qyteti Qendror i Shqiptarëve jashtë Kosovës.

“Lidhjet e Kosovës më Baden Vyrtembergun i dëshmon e kaluara, prania jonë e sotme këtu dhe e ardhmja jonë e përbashkët. Ndihma nga Shtutgarti për dekada të tëra dhe kontributi i bashkëkombasve tanë, të integruar në këtë vend, janë dëshmia më e mirë për këtë që po them. Prandaj, nuk ka vend më të mirë për të festuar këtë datë historike për Kosovën dhe kombin shqiptar”, ka thënë Konjufca, thuhet në njoftimi për media.


Duke i informuar të pranishmit në lidhje me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të Kosovës në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Konjufca tha se bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë zhvilluar një numër të madh takimesh me zyrtarë gjermanë, dhe se takime të nivelit bilateral do të vazhdojnë në javët e ardhshme.

“Gjermania ka qenë, është dhe do të mbetet një nga miqtë më të mirë të vendit tonë. Marrëdhëniet në mes të dy vendeve tona do të thellohen dhe intensifikohen në mënyrë të ndjeshme në vitet që do të vijnë”, ka deklaruar Konjufca.

Nga ana e saj, Ministrja e Shtetit Schopper u shpreh se është e kënaqur që Baden-Vyrtemberg është bërë një shtëpi e re për kaq shumë shtetas të Kosovës dhe se Landi i Baden Vyrtembergut do të vazhdojë të qëndrojë pranë Republikës së Kosovës.

Pas fjalimeve që mbajtën edhe disa personalitete tjera, manifestimi vijoi me një program artistik të muzikës klasike, dhe përfundoi me koktej rasti, me ushqime tradicionale shqiptare për të pranishmit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori