Zyra Kombëtare e Auditimit në një konferencë do të prezantoj raportin e performancës të “Sistemit të Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit” .
Në këtë tryezë janë të ftuar përfaqësues nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Autoriteti Rregullativ për Shërbimet e Ujit (ARRU), KRU “Hidroregjioni Jugor”, KRU “Hidrodrini”, KRU “Mitrovica”, Ngrohtorja Qendrore “Termokos”, Ngrohtorja Qendrore “Gjakova” dhe zyrtar nga shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare.
Tryeza do të ketë karakter informues lidhur me përmbajtjen, gjetjet dhe rekomandimet e auditimit.
Në raport thuhet se, pavarësisht progresit të arritur nga rregullatorët në procesin e përcaktimit të tarifave, ka disa mangësi që ndikojnë në saktësinë e tarifave të aprovuara dhe të cilat rrezikojnë që tarifat të mos jenë drejtë të përcaktuara.
“Gjatë procesit të përcaktimit të tarifave, rregullatorët nuk kanë arritur të sigurojnë transparencë të mjaftueshme si dhe vendosje plotësisht të drejtë dhe të saktë të tarifave. Rregullatorët dhe ofruesit e shërbimeve publike nuk kanë zhvilluar një proces të identifikimit të sasisë së konsumuar të shërbimeve nga konsumatorët të cilët janë të liruar nga pagesa e shërbimeve publike për t’u kompensuar nga autoritetet përkatëse. Edhe përcaktimi i kostove operative, kostove kapitale dhe koeficienteve tjerë të rëndësishëm financiarë nuk aprovohet plotësisht bazuar në analiza përkatëse dhe të dokumentuara me sqarime të mjaftueshme dhe të qarta”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
Auditori thotë se, “parakushtet procedurale dhe teknike gjatë procesit për përcaktimin e tarifave nuk sigurojnë një pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve dhe shoqërisë civile në aktivitetet e konsultimeve publike, qasje e cila ka rezultuar në një situatë ku konsultimet publike – pjesëmarrja e publikut në përcaktimin e tarifave në përgjithësi, është shumë e kufizuar”.
Zyra thotë se ky auditim kishte për qëllim vlerësimin se sa efektiv është sistemi i përcaktimit të tarifave të shërbimeve publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025