LAJMI I FUNDIT:

Genc Prelvukaj me urim të veçantë në 12-vjetorin e Pavarësisë

Genc Prelvukaj me urim të veçantë në 12-vjetorin e Pavarësisë

Ditën e Pavarësisë së Kosovës e ka uruar edhe këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj. 

Në këtë 12-vjetor, ai vjen me një shkrim mjaft interesant dhe të veçantë për popullin e Kosovës, duke përfshirë edhe të kaluarën.

Shkrimin e tij e fillon dhe e mbaron me fjalët se Kosova e Shqipëria janë një popull, dhe se askush asnjëherë nuk do t’i ndajë.


Genc Prelvukaj (Foto: Black Fish Entertainment/YouTube)

Postimi i plotë i Genc Prelvukajt për Pavarësinë:

“Dukagjinët kishin territorin e vet dhe flamurin e tyre, Muzakajt dhe Topiajt po ashtu, Spanët dhe Jonimet kishin principatat e veta dhe stemën sikurse Zenebishtet, Kastriotët, Arianitët, Balshajt etj. Megjithatë, shekuj pas shekujve, kufinjtë u zhdukën, stemat u shkrinë, familjet feudale ranë, principatat me nuansa shteti shkuan dhe mbi gërmadhat e tyre qëndroi një popull. Më pas u forcua koncepti i përkatësive fisnore. Dikush Shalë e dikush Berishë, njëri Kastrat e tjetri Grudë, një bjeshkë Shkrel e tjetra Kelmend, e kështu me radhë. Edhe ato kishin bajraktare, norma të dallueshme ligjore e territor por sërish një etni ishte mbi ta. Edhe sot, jetojmë me disa specifika të ndryshme, në disa shtete, me stema e rregulla jo të njëjta juridike, por sërish mbi të gjitha këto është një popull. Si përmbledhje, asnjë forcë, rrethanë apo krijesë politike nuk i ndau shpirtërisht shqiptarët dhe asnjë e tillë nuk do t’i ndajë kurrë. Stuhitë vijnë e shkojnë. Ato më parë na marrin shpirtin se sa ndjenjën mbi të cilën u formuam; ndjenjën e të qenit shqiptar. Kështu që festa e sotme e shkurtit, sikurse festa e mëvonshme e nëntorit janë festa të tërë shqiptarëve sepse në të dyja rastet shporrem përgjithmonë pushtues e sundues nga tokat që historikisht na takuan si komb. Urime, siç e kemi në kulturë : me dorë në zemër”. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B7Wc5VOp33k/

Në trend Magazina

Më shumë
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?

Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?

Magazina
Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj:  S’duhej të arrije deri në këtë pikë

Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj: S’duhej të arrije deri në këtë pikë

Magazina
Kalo në kategori