LAJMI I FUNDIT:

Kollçaku: Më keqinterpretuan për UÇK-në, kam treguar sa shumë kundërshtarë ka Kurti

Kollçaku: Më keqinterpretuan për UÇK-në, kam treguar sa shumë kundërshtarë ka Kurti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire-Mulhaxha Kollçaku thotë se është keqinterpretuar sa i përket UÇK-së, pasi thekson se vetëm ka cituar një analistë serb, për të treguar se sa shumë kundërshtarë ka Albin Kurti.

Kollçaku ka shkruar në Facebook se një citat i postuar nga mediat serbe se ardhja e Albin Kurtit paraqet rrezik për Serbinë dhe me gjerë nuk ishin fjalë saja por vetëm citim se sa shumë ka kundërshtarë të tij.

“Asnjë fjalë nuk është e imja në atë citim. Për të gjykuar këtë postim e kam cekur në fund: Në fakt të “kërcënuar” mund të ndihen vetëm ata që flasin dhe sundojnë me veprimet dhe GJUHËN E URREJTJES. Çdo interpretim tjetër është i qëllimshëm dhe dashakeq, sepse opinionet e mia dihen botërisht, e sidomos për luftën e shenjtë të UÇK-së dhe gjithë popullit shqiptar”, ka shkruar ajo.


Postimi i plotë i deputetes Kollçaku:

“PËR ATA QË NUK I LEXOJNË POSTIMET DERI NË FUND

INFORMIM PËR KEQDASHËSIT DHE KEQINTERPRETUESIT E NJË CITATI, KU ALBIN KURTI PARAQITET SI RREZIK PËR SERBINË DHE MË GJERË

Një citat i postuar nga mediat serbe se ardhja e Albin Kurtit paraqet rrezik për Serbinë dhe me gjerë nuk ishin fjalë të mia, patjetër, por vetëm citim se sa shumë ka kundërshtarë të tij.
Asnjë fjalë nuk është e imja në atë citim.

PËR TË GJYKUAR KËTË CITAT, ku kinse duke e lavdëruar Albinin, flitet me gjuhën e urrejtjes, e kam cekur në fund:

Në fakt të “kërcënuar” mund të ndihen vetëm ata që flasin dhe sundojnë me veprimet dhe GJUHËN E URREJTJES.

Çdo interpretim tjetër është i qëllimshëm dhe dashakeq, sepse opinionet e mia dihen botërisht, e sidomos për luftën e shenjtë të UÇK-së dhe gjithë popullit shqiptar”, ka shkruar Kollaçku.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi, duke thënë se është krenar që ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj.

Thaçi i reagon deputetes së LVV-së e cila citon analistin serb se 'Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së'
Lexo po ashtu Thaçi i reagon deputetes së LVV-së e cila citon analistin serb se 'Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së'

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.

Madje Thaçi ka pyetur Kollçakun se çfarë krimi ka bërë UÇK-ja? /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori