LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Linjë e veçantë buxhetore për strehimoret e viktimave të dhunës në familje

Osmani: Linjë e veçantë buxhetore për strehimoret e viktimave të dhunës në familje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, dje priti një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), të drejtuar nga Igballe Rugova, me të cilin bisedoi mbi aktivitetet dhe sfidat me të cilat kjo organizatë po përballet për ta realizuar misionin e saj.

Osmani e çmoi lart përkushtimin e Rrjetit të Grave për mbrojtjen e të drejtave të grave në Kosovë dhe trajtimin e viktimave të dhunës në familje.

Ajo nënvizoi se është e domosdoshme që institucionet të krijojnë mekanizma shtetërorë për mbrojtjen efikase të të drejtave dhe lirive të viktimave të dhunës në familje.


“Institucionet e reja të Kosovës do ta shtojnë kujdesin ndaj kategorive të ndryshme të shoqërisë, veçanërisht ndaj viktimave të dhunës”, tha Dr. Osmani.

Ajo u zotua se do ta përkrahë Rrjetin e Grave në synimin e kësaj organizate për përmirësimin dhe mbrojtjen e grave.

Në mënyrë të veçantë, ajo e shtroi domosdoshmërinë që në buxhetin e vendit të sigurohet linjë e veçantë buxhetore për strehimoret për gratë të cilat i ekspozohen dhunës, si dhe që të kthehet pë diskutim Projektligji i Punës dhe Projektligji për Pushimin e Lehonisë dhe Pushimin Prindëror, si ligj tepër i rëndësishëm për sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave në shoqëri.

Përfaqësueset e Rrejtit të Grave të Kosovës, pasi e falënderuan Osmani për pritjen, shprehën gatishmërinë e tyre që të punojnë ngushtë me institucionet e vendit për përmirësimin e mëtejmë të statusit të grave.

Ato u shprehën të bindura se kërkesat e tyre do të trajtohen me kujdes nga institucionet e reja dhe se, nëpërmjet përkrahjes që do t’ua japin atyre, Kosova do të dëshmojë shembull të kujdesit institucional ndaj viktimave të dhunës në familje.  ​

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori