LAJMI I FUNDIT:

‘Shën Valentini’ në sheshet e Prishtinës, shitësit po ankohen se iu ka rënë puna

‘Shën Valentini’ në sheshet e Prishtinës, shitësit po ankohen se iu ka rënë puna

Lulet, bizhuteritë, balonat e ndryshme janë dhuratat që çiftet kanë dëshirë të shkëmbejnë me njeri tjetrin për Shën Valentin.

E të gjitha këto i shkëmbejnë në 14 shkurt, ditën e të dashuruarve, ku përveç dhuratave, ata gjithashtu në po këtë ditë e shprehin dashurinë.

Shumë prej tyre kanë dal në sheshin e kryeqytetit, ku edhe kanë vendosur ta festojnë këtë festë.


Kësaj ditë padyshim që i gëzohen edhe shitësit e luleve. Por këtë vit ata nuk janë shumë të kënaqur.

“Në krahasim me vitet tjera shitjet janë më dobët. Edhe koha e ka bërë të vetën. Ka të interesuar, por më dobët se herëve tjera”, shprehet një shitës lulesh në një nga sheshet e Prishtinës.

“Duhet të festohet ashtu si në gjithë botën. Produktet po shiten nga pak. Lulet sigurisht se shiten më shumë në këtë festë. Nuk është keq”, shprehet një shitës tjetër.

Dita e të Dashuruarve apo që njihet ndryshe si Shën Valentini ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, besohet gjatë shekullit të tretë.

Atë kohë mendohej se martesa është një gjë e ndaluar, derisa Valentini martonte fshehurazi shumë çifte.

Për këtë arsye atë e kanë vendosur në burg dhe Valentini aty është dashuruar me vajzën e rojtarit. Pikërisht në ditën kur është dashur ta ekzekutojnë, pra në 14 shkurt ai I ka lënë një letër asaj me mbishkrimin “Valentini yt”.

Nga ajo kohë, gjithashtu edhe në vendin tonë dita e Shën Valentinit festohet çdo vit në mënyrë më romantike.

Ngjyra e kuqe ndryshe njihet si ngjyrë e dashurisë.

Dhe pikërisht kjo ngjyrë ka mbizotëruar sot në tërë Prishtinën.

Edhe pse ka prej atyre që nuk e festojnë këtë ditë, qytetarët kanë pohuar se dita e Shën Valentinit është një ditë shumë e bukur. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori