Dhjetëra persona kanë vazhduar të protestojnë edhe sot nga ora 6:30 para hyrjes së minierës Trepça në Stantërg, në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje.
Ata paralajmëruan veprime radikale dhe eskalim të situatës nga java e ardhme, në rast se institucionet përkatëse nuk merren më seriozisht me problemin e tyre.
Arsim Musa, nga Këshilli organizativ protestues, ka apeluar te Qeveria e Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, si dhe ndërmarrja Trepça, t’i marrin seriozisht kërkesat e tyre, në të kundërtën paralajmëroi protesta të dhunshme dhe eskalim të situatës.
“Ne si Këshill organizativ i bëjmë apel Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ndërmarrjes Trepça, që kërkesat tona të merren parasysh më seriozisht. Përndryshe, nga e marta, nëse nuk merren masa të duhura ndaj kësaj padrejtësie që na është bërë, protestat do të eskalojnë, munden me qenë edhe të dhunshme. Ju bëj apel me ndërmarr diçka, ndryshe eskalon situata”, ka thënë Musa për KosovaPress.
Protestuesit të cilët kanë hyrë në ditën e pestë të protestës së tyre, janë duke kërkuar dorëheqjen e menaxhmentit, shkarkimin e bordit, si dhe anulimin e konkursit.
Ndryshe, protesta po zhvillohet e qetë dhe pa ndonjë incident, ndërsa vërehet numër i shtuar i pjesëtarëve të policisë, duke përfshirë edhe Njësitin për intervenim të shpejtë, të cilët po e vëzhgojnë situatën nga afër. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Drejtori i Doganës së Kosovës në takim me drejtorët e përgjithshëm të doganave të Evropës
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës