Kryeministri Rama tha në emisionin Opinion se me ndryshimet e fundit ligjore në statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ata mund të arrestohen nëse provohet se kanë dhënë vendime që ai i quajti ‘skandaloze’.
Rama tha se të gjithë gjyqtarët do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Sa për ligjin special të “antiKÇK” ai shtoi se u bë në këtë moment sepse ligji aktual anti-mafia nuk mund të funksionojë me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që janë në sistem.
Pjesë nga debati
Blendi Fevziu – Arrestohet një gjykatës nëqoftëse mendohet se ka bashkëpunuar
Edi Rama – 100% po, me këtë që kemi kaluar dje 100%. Nëse gjykatësi jep një vendim skandaloz. ILD ka të drejtë të bëjë verifikimet. KLGJ dhe KLP e pezullojnë, pastaj në grupin e verifikimit do jenë të gjithë inspektorët.
Blendi Fevziu – Kjo ka qenë edhe në vitet 90 dhe u quajt fitore e madhe kur u hoq.
Edi Rama – Nuk ka qenë kështu, Fevzi mos kalo te kjo. Me këtë masë ne kemi arritur ti japim të gjithë këtyre të KÇK mos guxoni të bëni më veprime të tilla sepse ca ndodh, ata japin vendime pastaj fillon historia ka dhënë letër kryetari i Bashkisë, ka dalë në fotografi me atë, bëhet një konglomerat dhe nuk merret vesh se kush është krimi. Përgjegjësia i ngelet gjyqtarit për vendime të kësaj natyre. Sot ka një emergjencë për ta çuar luftën kundër krimit në emergjencë dhe ligji special nuk merret me asgjë tjetër përveç se me një gjë. Je dënuar sepse ke vrarë, je dënuar domethënë unë nuk merrem fare të të gjykoj nuk të shkel asnjë të drejtë, ti je i dënuar, ke trafikuar, ke bërë të gjitha të zezat. E ke kryer dënimin ose je duke e kryer ose je akuzuar për këto krime, nuk je dënuar sepse gjykatat kanë qenë këto që kanë qenë, s’ka problem. Do provosh që kjo shishja e ujit që ke është aktivitet i punë dhe jo i aktivitetit tënd kriminal. Ligji antimafia nuk mund të funksiononte me KCK sepse janë në aleancë prandaj duhej kjo në këtë moment.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova