LAJMI I FUNDIT:

Kevin Edmond dhe Vig Poppa kanë lansuar duetin “Ye Ye Ye”

Kevin Edmond dhe Vig Poppa kanë lansuar duetin  “Ye Ye Ye”
Kevin Edmond dhe Vig Poppa në klipin e këngës “Ye Ye Ye” (Foto: Screenshot/YouTube/Kevin Edmond/Sekuencë Studio)

Kevin Edmond dhe Vig Poppa i kanë bashkuar forcat për ta publikuar duetin e ri muzikor.

“Ye Ye Ye” është titulli i këngës më të re, e cila ka ardhur e kompletuar edhe nga ana vizuale.


Prapa këtij projekti qëndron producenti Ruzbeatz, ndërsa tekstin e kanë shkruar vet dy protagonistët e këngës.

Videoklipi është xhiruar nga produksioni Sekuencë Studio nën regji të Alban Selimajt.

Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, Vigan Bardhi (emri i vërtetë i Vig Poppa) ka bërë të ditur se projekti i ri është lansuar në të gjitha platformat. /Telegrafi/