LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Bashkimit, bëhet finalisti i parë i Kupës së Kosovës

Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Bashkimit, bëhet finalisti i parë i Kupës së Kosovës

Klubi nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka arritur të fitojë derbin rajonal ndaj Bashkimit të Prizrenit me rezultat 79:69 dhe ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ylli është bëri finalisti i parë në Kupën e Kosovës pasi ka arritur të fitojë ndaj Bashkimit në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec.


Klubi therandas tregoi se e do më shumë finalen pasi fituan pa shumë vështirësi në çerekun e parë me rezultat 24:12.

Në çerekun e dytë, Bashkimi arriti të kthehet në lojë duke triumfuar me rezultat 23:14, por Ylli në pushim shkoi me epërsi prej tri pikëve 38:35.

Pjesa e dytë, nisi më mirë për “Xhebrailat”, të cilët arritën përsëri të triumfojnë me rezultat 18:11 duke quar epërsinë në 56:46 pas 30 minutave.

Çereku i katërt ishte krejtësisht i barabartë pasi përfundoi 23:23 duke pamundësuar një rikthim të Bashkimit dhe duke bërë që Ylli të prek finalen pas triumfit 79:69.

Basketbollistët më të dalluar në këtë ndeshje ishin Devonte Browen me 17 pikë e 7 kërcime te Ylli, ndërsa te Bashkimi më i dalluari ishte Stevie Clark me 19 pikë e 5 kërcime.

Ylli në finale do të takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër në mes të Pejës dhe Rahovecit, e cila zhvillohet sot (e enjte) më vonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori