LAJMI I FUNDIT:

Millorad Dodik: Republika Srpska del nga Bosnja dhe Hercegovina

Millorad Dodik: Republika Srpska del nga Bosnja dhe Hercegovina

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, konsideron se nuk do të ketë BeH deri në verën e vitit të ardhshëm nëse nuk rikthehet pozicioni i Dejtonit.

Ai ka porositur që Republika Srpska ka marrë rrugën e daljes nga BeH, rrugë kjo nga e cila sipas tij nuk ka kthim mbrapa, transmeton Telegrafi.


“Do ta bëjmë këtë dhe nuk do të na ndalë as SHBA e askush tjetër, pasi që konsiderojnë se marrëveshja e Dejtonit është prishur, para se gjithash me intervenimin e faktorit ndërkombëtar”, ka deklaruar Dodik para gazetarëve në pjesën lindore të Sarajevës.

Ai shtoi se koha do të tregojë se sa seriozisht e ka Republika Srpska sa i përket kësaj çështje, duke pranuar se Srpska i ka në dispozicion dy opsione, ku njëra është t’i lejojnë vetes të zhduken në qetësi dhe të jetë pjesë  e ndonjë lloj pakoje të krijuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe pala boshnjake në Sarajevë.

“Në fazën e parë kjo do të realizohej nëpërmjet përfaqësuesve të lartë që kanë për qëllim arritjen e zgjidhjes, kurse tani këtë po e bëjnë nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që ta mbrojnë me arsyetimin se bëhet fjalë për sundim të ligjit. Po të bëhej fjalë për sundim të ligjit, nuk do të kishte ndërhyrje të huajve dhe ambasadave”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori