LAJMI I FUNDIT:

​Sulltan Badalli zgjidhet kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal në Prizren

​Sulltan Badalli zgjidhet kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal në Prizren

Sulltan Badalli nga Partia Demokratike e Kosovës është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren me 17 vota kundrejt kundër kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Muharrem Elezkurtaj i cili mori 16 vota.

Kryetari i Komisionit për zgjedhjen e kryesuesit komunal të Prizrenit, Getoar Besimi ka shpallur rezultatet.

“Me 17 për Sulltan Badallin dhe 16 vota për Muharrem Elezkurtaj, fiton kandidati i PDK-së, Sulltan Badalli”, deklaroi Besimi.


Kryesuesi i ri në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Sulltan Badalli falënderoi të gjithë ata që votuan në zgjedhjen e tij duke thënë se kjo është vetëm një garë politike dhe se shpreson se do të punojnë për të shtyrë proceset së bashku pozitë-opozitë.

“Përshëndetje për të gjithë ata që më kanë votuar, por edhe ata që s’kanë votuar, sepse normalisht që është garë politike dhe dikush duhet të fitojë, përshëndes edhe kundër kandidatin që kam një respekt të veçantë pasi që njihemi herët, por garë është vetëm politike. Nuk është privilegj, por përgjegjësi të jesh në një pozitë, andaj do të punojmë t’i shtyjmë proceset të gjithë bashkërisht, pavarësisht pozitës apo opozitës”, deklaroi Badalli.

Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në janar të këtij viti, Kuvendi Komunal i Prizrenit në mungesë të kuorumit ka dështuar të zgjedhë kryesuesin./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori