Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike është mbajtur një takim i Komitetit për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse, ku është diskutuar për pneumoninë virale me coronavirus (nCoV-2019).
Drejtori ekzekutiv i Institutit Kombëtar, Naser Ramdani, tha se tashmë koronavirusi e ka marrë emërtimin e ri, COVID-19.
Ai e potencoi faktin se deri më tani, në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar zyrtarisht, me coronavirus.
Dr. Bashkim Gllareva, pjesë e ekipit mjekësor të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, tha se deri më tani, në aeroport janë bërë 12 ekzaminime të personave të dyshuar me këtë virus, ku pjesa më e madhe e tyre, ka ardhur nga vendet endemike. Mirëpo, sipas tij, asnjëri nga ta nuk ka rezultuar pozitiv me coronavirus, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, ai tha se në aeroport gjenden dy dhoma të izolimit, ku mund t’i fusin personat e dyshuar, deri sa ata të dërgohen në Klinikën Infektive.
Dr. Xhevat Jakupi-Shef i departamentit të Mikrobiologjisë, në Institutin Kombëtar, tha se tashmë i kanë marrë testet për testimin e coronavirusit, me anë të të cilëve mund të testohen deri në 650 persona të dyshimtë.
Dr. Faik Hoti, nga Minstria e Shëndetësisë tha se fillimisht nevoja më urgjente është për furnizim me pajisje personale mbrojtëse. Ndërsa sa i përket komunikatave të publikuara, tha se ato kanë rëndësi të madhe, sepse sipas tij, opinioni dëshiron që informatën ta marrë nga institucionet zyrtare.
Dr.Lindita Ajazaj, drejtoreshë e Klinikës Infektive, tha se në këtë Klinikë janë gjithsej 21 infektolog, dhe 72 infermierë, gjë që sipas saj mund të paraqesë probleme, në rast të paraqitjes së ndonjë rasti me coronavirus, për shkak të numrit të vogël të stafit, për tu ballafaquar me rastet eventuale.
Bafti Murati, nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, tha se janë në gjendje gatishmërie, për të vepruar në rast të ekzistimit të mundësisë së përhapjes së këtij virusi, nga kafshët tek njeriu.
Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka plotësuar të gjitha rekomandimet e OBSH dhe ECDC në koordinimin e aktiviteve, menaxhimin dhe informimin e qytetarëve për coronavirusin e ri COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles