LAJMI I FUNDIT:

U zhvillua debat për financimin dhe rregullimin e servisit pubik

U zhvillua debat për financimin dhe rregullimin e servisit pubik

Delegatët e pranishëm në tryezën e rrumbullakët për financimin dhe menaxhimin me Servisin mediatik publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të organizuar në kuadër të projektit regjional “Ndihmë teknike ndaj serviseve mediatike publike në Ballkanin Perëndimor” financuar nga BE, përfshirë edhe përfaqësuesit e Kuvendit, Qeverisë, Sektorit civil, Trupit rregullator dhe Radiodifuzionit publik- Radio Televizionit të Maqedonisë (RTM) e kanë shprehur shqetësimin e tyre për vështirësitë në Servisin publik radiodifuziv në plotësimin e obligimeve ndaj shoqërisë për shkak të problemeve të natyrës financiare dhe juridike si dhe për shkak të pengesave administrative.

Duke theksuar rëndësinë e një shërbimi mediatik profesional, të besueshëm dhe të financuar i cili kontribuon në diskursin pluralist, demokraci dhe kohezion në shoqëri, të vlerësuar rregullisht nga Komisioni Evropian (KE) në raportet e tyre të progresit, delegatët e Konferencës rekomandojnë se të gjithë institucionet relevante, përfshirë edhe sektorin civil, me forca të përbashkëta t’i adresojnë disa çështje urgjente që duhet të zgjidhen si prioritare menjëherë pas formimit të qeverisë së re.

Të gjithë pjesëmarrësit e përkrahin dhe e inkurajojnë RTM-në të sigurojë aktivitetet në fjalë.


“Të sigurohet respektim i zgjidhjeve ligjore dhe zbatim i drejtë të Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale dhe veçanërisht dispozitat në lidhje me pavarësinë e shërbimit të servisit mediatik publik dhe financimin e tij. Të propozohen amendamente të domosdoshme juridike që do të sigurojnë pavarësi, fleksibilitet, zhvillim dhe funksionim të rregullt të RTM-së…”, thuhet mes tjerash në disa nga pikat e këtij takimi.