LAJMI I FUNDIT:

Nëna e fëmijës së keqtrajtuar rrëfen nga Afrika për rastin e kopshtit “Cambridge Kids”

Nëna e fëmijës së keqtrajtuar rrëfen nga Afrika për rastin e kopshtit “Cambridge Kids”

Ditën e djeshme, u raportua për keqtrajtimin e një fëmija në një prej çerdheve të kryeqytetit. Ndërkaq, inspektorati sot e ka mbyll këtë çerdhe, ndërsa gruaja që dyshohet se keqtrajtoi një vjeçarin, është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Në këtë video ku shihet një edukatore e kopshtit “Cambridge Kids” në Prishtinë, duke keqtrajtuar një fëmijë 16 muajsh ka tronditur vendin, pasditen e së martës. Kjo video e cila bëri bujë në rrjetet sociale ishte publikuar nga nëna e fëmijës së keqtrajtuar, Naile Gori e cila aktualisht gjendet në Afrikë.

Përmes një bisede telefonike për RTV Dukagjini ajo ka shpjeguar ngjarjen që qoj deri në raportim në Polici.


https://www.youtube.com/watch?v=vNtCZJm3Ej8

“Burri rastësisht ka kërkuar të sheh djalin, pasi ia ka dëgjuar zërin duke qarë. Ai tha deri poshtë po dëgjohet zëri i tij duke qarë dhe ka kërkuar ta sheh si po e bëjnë gati djalin. Ai në kamerë  e ka parë skenën që e kam postuar unë. Më pas ka kërkuar të rikthehet sekuenca dhe e ka regjistruar me telefon”, tha për RTV Dukagjinin, Naile Gori.

Gjatë të mërkurës, Inspektorati pasi që ka parë nga afër situatën, e ka mbyll këtë institucion parashkollor, derisa të siguroj një licencë nga ministria e arsimit.

“Inspektorati ka konstatuar se i ashtuquajturi kopshti në fjalë nuk është i licencuar nga ana e MAShTI-t dhe nuk figuron as në listën e kërkesave për licencim. Për këtë qëllim, në përputhje me kompetencat ligjore, Inspektorati menjëherë ka filluar procedurat për ndaljen e ushtrimit të veprimtarisë së këtij institucioni derisa i njëjti të pajiset me licencë përkatëse në MAShT”.

Gjatë ditës së marte, vet kjo çerdhe, ka marr masa ndaj gruas duke e pushuar nga puna, aktualisht ajo është nën masën e mbajtjes pre 48 orëve, pas arrestimit nga policia.

Pas këtij rasti edhe qytetarët nuk qëndruan të heshtur ata filluan edhe me një peticion online të cilët po kërkojnë mbylljen e kopshtit “Cambridge Kids” në kryeqytet./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë

Lajme
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Lajme
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Lajme
Rrëfimi i Fitore Iljazit në Rose

Rrëfimi i Fitore Iljazit në Rose

Lajme
Apeli i Posaçëm e la në burg, reagon Ilir Meta

Apeli i Posaçëm e la në burg, reagon Ilir Meta

Lajme
Kalo në kategori