Një nxënëse e Shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, ka denoncuar ngacmimin seksual nga ana e profesorit të muzikës, Agron Bego.
Ky i fundit ofrohet ta ndihmojë vajzën me mungesat, në këmbim të intimitetit. Madje, sipas kronikës së përgatitur në emisionin “Stop” në Tv Klan, profesori Agron Bego thotë, se vajza nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks.
Nxënësja: Ë profesor…
Profesori Agron Bego: Ngaqë s’të gjeta atje unë, edhe pooo… të merrja në telefon. Do vish në mësim?
Nxënësja: Po, vajta mora d.m.th përgjigjen e analizave, por nuk kishin dalë.
Profesori Agron Bego: Vajte për përgjigjen, aaa… në rregull. Ok!
Profesori e ftoi nxënësen në klasën e tij me pretekstin e interesimit për mungesat.
Profesori Agron Bego: Po kështu nuk ëëë.., vazhdohet. Unë kam folur gjatë edhe me Mozën, edhe me Gencin.
Nxënësja: Ëëë.., nuk mund t’i neglizhoj mësimet, sepse në fund të fundit, jetës nuk i dihet, jeta është e gjatë…
Profesori Agron Bego: Lëri hartimet!
Nxënësja: S’është se po bëj hartim. Po them atë, që mendoj unë, profesor.
Profesori Agron Bego: Ti aktualisht je e përjashtuar.
Nxënësja: Pse?
Profesori Agron Bego: Po, sepse ti e ke mbushur me mungesa yyy…
Nxënësja: O profesor! Më fal pak! Ka shumë nxënës, që po bëjnë muaj e muaj, që nuk kanë ardhur në shkollë. Si ka mundësi, që nuk janë përjashtuar?
Profesori Agron Bego: Që t’i themi gjërat troç..!
Nxënësja: Po!
Profesori Agron Bego: Në qoftë se ti do të vish rregullisht, të gjitha gjërat i rregulloj unë. Më kupton? Në qoftë se ti vjen rregullisht, do t’i rregulloj unë, do t’i fal gjitha gjërat. Në qoftë se jo, do të jem unë i pari, që do të përjashtoj nga shkolla. Mbaje mend mirë! Po kështu nuk shkohet me premtime, jo sot, jo nesër, iku mbaroi viti. Thotë populli një fjalë: ti nuk ke lënë yndyrë, në kuptimin figurativ… E kupton pra? Nuk ke lënë një… besim…
Në një rast tjetër, teksa nxënësja ishte në oborrin e shkollës me shoqet, profesori e thirri nga dritarja, për “t’u interesuar” sërish për mungesat. Madje i kërkoi llogari se pse nuk ia ka hapur telefonin.
Profesori Agron Bego: Mirëmëngjes!
Nxënësja: Mirëmëngjes! Po profesor!
Profesori Agron Bego: Hajde pak këtu!
Nxënësja: E kuptoj…
Profesori Agron Bego: Mos shkel në bar! Mos shkel në bar!
Nxënësja: Si …?
Profesori Agron Bego: Çfarë do bësh orën e tretë?
Nxënësja: Po, seeee…
Profesori Agron Bego: Do ikësh?
Nxënësja: Po, po! Do iki…
Profesori Agron Bego: Të tretë dhe të katërt, do ikësh?
Nxënësja: Po! Të tretë, të katërt.
Profesori Agron Bego: Prandaj po të them, që…
Nxënësja: Jo, jo! Do vij, do vij!
Profesori Agron Bego: Në rregull?
Nxënësja: Në rregull!
Profesori Agron Bego: Hape telefonin, kur të marr, se më çmende!
Nxënësja: Nuk e dëgjoj, prandaj…
Profesori Agron Bego: Tani, të lutem! Më dëgjo mua! Hidhja sytë ndonjëherë! (telefonit) Shikoje ndonjëherë, ke thirrje, apo s’ke thirrje!
Nxënësja: Në rregull!
Pas orës së tretë dhe të katërt, profesori e thirri vajzën sërish në klasën e tij. Pasi vajza shkoi, ai i kërkoi që të mbyllë derën me çelës. Profesori Agron Bego e pyeti nëse ka kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale. Kur nxënësja iu përgjigj negativisht, ai i tha se mendonte që ajo ka kryer raport seksual më parë.
Nxënësja: Si je?
Profesori Agron Bego: Mbylle derën! Mbylle derën!
Nxënësja: Mbyllur është dera! E mbylla.
Profesori Agron Bego: Mbylle me çelës, me çelës…!
Nxënësja: Pse?
Vajza mbyll derën me çelës.
Profesori Agron Bego: Ulu aty, ulu!
Nxënësja: Po profesor!
Profesori Agron Bego: Pse po mungon? Po vazhdon të mungosh?
Nxënësja: Unë…? Nuk mungova!
Profesori Agron Bego: Qysh nuk mungove…?
Profesori më pas e pyet nxënësen, nëse ka të dashur.
Profesori Agron Bego: Deri ku ke arritur, thashë?
Nxënësja: Po!
Profesori Agron Bego: Asnjëherë s’ke bërë seks?
Nxënësja: Asnjëherë! As e mendoj!
Profesori Agron Bego: Ëëë…?
Nxënësja: As e mendoj!
Profesori Agron Bego: E vërtetë kjo?
Nxënësja: Shumë e vërtetë!
Profesori Agron Bego: Shiko! Nuk është turp, ta kam thënë…,por ëëë.., nuk di ëë.., d.m.th, ajo moshë, nuk dinë të bëjnë seks.
Nxënësja: Si?
Profesori Agron Bego: Ajo moshë nuk dinë të bëjë seks dhe nuk ma merr mendja, se ti nuk ke bërë seks.
Nxënësja: S’ta merr mendja! Pse duhet të jesh kaq i sigurtë, që unë s’…për këtë pjesën?
Profesori Agron Bego: Pfff…, unë …edhe ti, po vetë mosha, edhe natyra jote, nuk ka… /Tv Klan/
Për të parë videon klikoni KETU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze