LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Haxhiu premton se do ta rishikojë procesin e emërimit të noterëve

Ministrja Haxhiu premton se do ta rishikojë procesin e emërimit të noterëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë të martës ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, me të cilët diskutoi për procesin e emërimit të noterëve të përzgjedhur në mënyrë të dyshimtë.

Gjatë këtij takimi Haxhiu i përgëzoi  përfaqësuesit e shoqërisë civile për insistimin në pengimin e këtij procesi të dyshimtë i cili sipas saj duhet të kthehet në pikën zero.

Haxhiu tha se ka qenë pikërisht reagimi i shoqërisë civile ai i cili ka bërë që kundër këtij procesi të dalin edhe një  numër institucionesh e organizatash ndërkombëtare.


Kurse, përfaqësuesit e këtyre organizatave falënderuan Haxhiun për angazhimin e saj në cilësinë e deputetes dhe Kryetares së Komisionit për Legjislacion, në trajtimin e çështjes së noterëve dhe njëherit kërkuan që urgjentisht të fillojë rishikimin e gjithë këtij procesi.

Ministrja Haxhiu u premtoi se shumë shpejt do të filloj rishikimi i gjithë procesit dhe do të shqyrtohen të gjitha mundësit për ta kthyer këtë proces në pikën zero, gjithnjë duke ftuar organizatat joqeveritare dhe akterët tjerë relevant që të jenë monitorues dhe bashkëpunues.

Po ashtu gjatë takimit u adresuan edhe disa çështje tjera në lidhje me problemet e caktuara në lidhje me: Ligjin për Sinjalizuesit, Ligjin i Kodit të Procedurës Penale si dhe nevoja për hartimin e rregullores për mbrojtjen e sinjalizuesve.

“Ministrja u garantoi përfaqësuesve të shoqërisë civile transparencë dhe bashkëpunim në hartimin e politikave të Ministrisë së Drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Kalo në kategori