LAJMI I FUNDIT:

A ka mbështetje ideja për shërbim obligativ ushtarak? Pyper tregon rezultatet e një sondazhi

A ka mbështetje ideja për shërbim obligativ ushtarak? Pyper tregon rezultatet e një sondazhi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë mandatit të tij do t’i fillojë përgatitjet për shërbimin obligativ ushtarak.

Së fundmi një premtim i tillë është diskutuar mjaft si nga qytetarët po ashtu edhe nga zyrtarë të ndryshëm.


Në mënyrë që të kuptohet më detajisht pikëpamja e qytetarëve sa i përket kësaj teme, Pyper ka realizuar një sondazh me 1382 pjesëmarrës anembanë Kosovës, duke përdorur një mostër jo të rastësishme.

Fillimisht, vlen të ceket se një numër i pjesëmarrësve, më saktësisht pak më shumë se një e pesta e tyre, nuk kanë qenë të informuar se është premtuar të fillojnë përgatitjet për shërbimin obligativ ushtarak.

Sidoqoftë, kur flitet për shërbimin ushtarak në Kosovë, është vërejtur një favorizim më i lartë ndaj të pasurit e një shërbim obligativ ushtarak (58.1%) sesa ndaj atij vullnetar (35.82%).

Po ashtu, vlen të ceket se një grup i vogël i pjesëmarrësve (14.04%) e kundërshtojnë të pasurit e një shërbimi obligativ ushtarak.

Mirëpo, pjesa dërrmues e pjesëmarrësve në sondazh (78%) e kanë përkrahur idenë e të pasurit një shërbim obligativ ushtarak në Kosovë në të cilin, sipas shumicës, duhet të marrin pjesë të dy gjinitë që kryesisht i përkasin grupmoshës 18-25 vjeç.

Për më tepër, në mesin e personave që duhet të marrin pjesë në shërbimin obligativ ushtarak, 75.17% e pjesëmarrësve pajtohen se ky shërbim ushtarak duhet të vlejë edhe për komunitetet pakicë.

Gjithashtu, duke pasur parasysh kohëzgjatjen e paraparë për shërbimin obligativ ushtarak prej 3 muajsh, sondazhi është fokusuar në atë se sa konsiderohet e mjaftueshme kjo periudhë kohore.

Periudha prej 3 muajsh është konsideruar si e mjaftueshme nga pothuajse 73.65% e pjesëmarrësve, si e shkurtë nga 20.45% dhe si e gjatë nga 5.89%.

Prej të gjithë personave që e konsiderojnë këtë kohëzgjatje si të shkurtë, kryesisht vërehet dukshëm një preferencë që shërbimi obligativ ushtarak të zgjas deri në 6 muaj (32.92%), deri në 12 muaj (41.15%), më shumë se 12 muaj (8.23%) etj.

Veç kësaj, personat që marrin pjesë në shërbimin obligativ ushtarak duhet të shpërblehen në ndonjë mënyrë siç është marrja e kompensimit financiar (37.8%), marrja e certifikatës (7.1%), mirënjohjes (5.6%) etj.

Gjithashtu, vlen të përmendet se më shumë se gjysma e respondentëve (59.7%) e konsiderojnë si shumë të nevojshme për vendin të pasurit e një shërbimi obligativ ushtarak dhe konsiderojnë se qeveria e re duhet ta ketë prioritet shumë të lartë këtë shërbim ushtarak (38.22%).

Ndërkaq një përqindje e vogël konsiderojnë se një shërbim i tillë ushtarak duhet të ketë prioritet shumë të ulët (1.52%) ngase e konsiderojnë si aspak të nevojshëm (6.73%). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori