LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim ndaj tre personave

Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim ndaj tre personave

Prokuroria Themelore e Pejës, sot ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj tre (3) të pandehurve për vepra të ndryshme penale.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Prokuroria.

“1) Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka bërë sot kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurit Sh.H., me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Vrasjes se mbetur në tentativë”, nga neni 172, paragrafi 1, lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit Sh.H., për shkak se i njëjtit me datë 11 shkurt të këtij vitit, rreth orës 02:30, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Istog, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin M.G., duke shtënë me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar plagë regjionin e kraharorit të djathtë.


2) Departamenti i Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurit R.H., me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” nga neni 248 të KPRK-së dhe “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit R.H., për shkak se i njëjtit dyshohet se me datë 10 shkurt 2020, rreth orës 12:10 në Pejë, i ka shkaktuar lëndim trupore dy familjarëve të tij.

3) Departamenti i Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit N.S., me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Vjedhje në tentativë”, nga neni 313, paragrafi 1, lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit N.S., shtetas i Shqipërisë, për shkak se i njëjtit dyshohet se me datë 10 shkurt 2020, rreth orës 19:00, ka tentuar t’i vjedh disa produkte ushqimore në qendrën tregtare “Viva Fresh Store”, mirëpo i njëjtit është ndaluar nga sigurimi fizik i qendrës tregtare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Kalo në kategori