LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti i Shitësve me Pakicë: Ndalimi i veprimtarisë afariste për ditën e diel do të ndikoj në rritjen e papunësisë për 20 për qind

Rrjeti i Shitësve me Pakicë: Ndalimi i veprimtarisë afariste për ditën e diel do të ndikoj në rritjen e papunësisë për 20 për qind
Foto: Arkiv

Rrjeti i Shitësve me Pakicë shpreh shqetësimin lidhur me vendimet e disa kuvendeve komunale për ndalimin e veprimtarisë afariste në ditën e diel.

Ky rrjet, me anë të një njoftimi thotë se ndërhyrja në aktivitetet e subjekteve afariste konstituon me kufizim të konkurrencës së lirë në ekonominë e tregut.

“Vendimi për ndalimin e veprimtarive afariste ditëve të diela do të vështirësojë operimet e subjekteve afariste duke ndikuar drejtpërsëdrejti në uljen e normave të punësimit në komuna. Në bazë të dhënave të derivuara nga bizneset operuese në sektorin e shitjeve me pakicë rezulton se bizneset do të jenë të detyruara të shkurtojnë numrin e punëtorëve me rreth 20 për qind. Rrjeti i Shitësve me Pakicë konsideron mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve jetike në zhvillimin e ekonomisë së vendit, ndërsa garantimi i këtyre të drejtave duhet të bëhet përmes dispozitave ligjore të cilat rregullojnë të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës duke mos ndikuar në operimet e subjekteve afariste. Vendimi për ndalimin e veprimtarive afariste ditëve të diela, padyshim që do të ketë ndikime edhe në zvogëlimin e të ardhurave nga shitjet, që parashihet në një normë prej 8 për qind të qarkullimit, e që pamundëson zgjerimin dhe zhvillimin e sektorit të shitjeve me pakicë. Për më tepër, vendim i tillë në komuna të caktuara do të ketë efekte në rritjen e in formalitetit si rrjedhojë e mungesës së kapaciteteve për inspektim”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


Rrjedhimisht, Rrjeti i Shitësve me Pakicë konsideron se çdo efekt pozitiv i gjeneruar nga një politikë e tillë do të mbipeshohet nga ndikimet negative që do të kishte në ekonominë e vendit.

Në fund, ky rrjet kërkon nga Asociacioni i Komunave që në koordinim me komunat përkatëse të rikonsiderojnë me kujdes iniciativën për ndalimin e veprimtarive afariste për objekte tregtare ditëve të diela duke marrë parasysh ndikimet negative që kjo politikë do të gjenerojë në në uljen e normave të punësimit, rritjen e informalitetit dhe në përkeqësim të ambientit të të bërit biznes. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori