Jemi në kërkim të vazhdueshëm për atë kremin, trajtimin apo atë larësin që do të na shpëtojë njëherë e mirë lëkurën, por s’dimë që fajin më të madh e bëjmë ne. Çdo ditë! Si? Duke u larë në mënyrën më të gabuar të mundshme
Në qoftë se do t’ju thonim se shumë prej jush bëjnë pafund gabime gjatë dushit me siguri do t’ju dukej absurde pasi të bërët dush është diçka mëse e zakonshme, thjesht lahesh dhe kaq.
Lahemi çdo ditë
Sa herë lahemi lëkura zhvishet nga mbrojtësit natyralë, të cilët rikrijohen gjatë ditës në vijim. Por nëse laheni çdo ditë, nuk e lini lëkurën të prodhojë vajrat që e mbajnë të butë dhe të mbrojtur.
Lahemi në mëngjes
Mund t’ju nxjerrë gjumin, por ky është i vetmi avantazh i dushit në mëngjes. Gjatë ditës, poret e lëkurës ju bllokohen nga pluhurat dhe mikrobet, dhe të flesh pa u larë në mbrëmje, nuk është ide e mirë. Dermatologët sugjerojnë të laheni në mbrëmje.
Bëjmë dush të gjatë
Një ndër gjërat që na pëlqen dhe na çlodh është një orë dush në mbrëmje. Megjithatë, ky zakon e than lëkurën duke e lënë të pambrojtur.
Lahemi me ujë të nxehtë
Të shijon, por, sipas dermatologëve duhet të lahemi me ujë të vakët. Uji i nxehtë ia heq lëkurës vajrat natyralë, duke e tharë dhe kështu, ajo mund të rrudhet më shpejt.
Besojmë se uji i nxehtë na hap poret
Në fakt, sipas dermatologëve madhësia e poreve është gjenetike, dhe nuk e ndryshon dushi. I vetmi efekt që ka është siç thamë, tharja e lëkurës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?