LAJMI I FUNDIT:

Merkel uron Kurtin, ia përmend detyrat që presin dhe e fton në Berlin

Merkel uron Kurtin, ia përmend detyrat që presin dhe e fton në Berlin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përgëzuar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin për detyrën e re dhe e ka ftuar në takim në Berlin.

Në letrën zyrtare, të publikuar në faqen e Qeverisë gjermane, kancelarja Merkel ka thënë se Kurti dhe Qeveria kanë detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara vetës.

Ndër detyrat që e presin Qeverinë e Kosovës, ajo  ka përmendur sundimin e ligjit, luftimin i krimit dhe korrupsionit, përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe dialogu me Serbinë, përcjell Telegrafi.


Sipas kancelares Merkel, këta janë hapat kryesorë për sigurimin e perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës.

Letra e plotë:

“I nderuar kryeministër,

Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj.

Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara jush. Kjo përfshin krijimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e situatës ekonomike dhe, veçanërisht, dialogun për normalizimin me Serbinë. Këto janë hapat kryesorë për të forcuar perspektivën evropiane të vendit tuaj. Qeveria Federale do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë mënyrë.

Do të isha e lumtur që të shoh së shpejti në Berlin.

Ju uroj fat dhe suksese për detyrat e ardhshme”.

Sinqerisht e juaja

Angela Merkel
Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori