LAJMI I FUNDIT:

Doni Foods merr vëmendjen e të gjithëve në panairin më të madh të frutave dhe perimeve Fruit Logistica 2020

Doni Foods merr vëmendjen e të gjithëve në panairin më të madh të frutave dhe perimeve Fruit Logistica 2020

Doni Foods morri vëmendjen e të gjithë pjesëmarrësve në panairin më të madh të frutave dhe perimeve “Fruit Logistica 2020”.

Ndër tjerash, portali më i njohur në Gjermani, Fruchtportal.de shkruan se këtë vit nga 93 vende sa janë ekspozues në panairin Fruit Logistica 2020, në City Cube, Hall B shtandet e kompanive nga Evropa jug-lindore këtë vit janë zgjeruar.

Por, vëmendjen e të gjithë pjesëmarreseve e ka tërhequr në veçanti shtandi dhe prezenca serioze e kompanisë lidere shqiptare “Doni Foods” që po e përfaqëson denjësisht Kosovën dhe Shqipërinë e cila merret me kultivim, distribuim dhe eksportim të frutave dhe perimeve.

Po ashtu, Agron Mehmeti – Drejtor ekzekutiv për importe dhe eksporte në Shqipëri, shprehu mendimin e tij në këtë portal duke thënë se Shqipëria ka klimë të favorshme dhe kjo është mundësi e mirë për kompaninë që në të ardhmen të eksportojnë sasi më të mëdha të frutave dhe perimeve.

Kompania Doni Foods do të mund të rrisë volumin e eksportit në të ardhmen përmes investimeve vetanake si dhe mbështetjes së subvencioneve nga shteti – shtoi Mehmeti.

Doni Foods, kompani lidere shqiptare në sektorin e kultivimit, distribuimit dhe eksportit të produkteve të freskëta, për vitin e tretë me radhë po merr pjesë si ekspozues në një nga panairet më të mëdha, “Fruit Logistica 2020”, ngjarje kjo kryesore në botë për tregtinë globale të produkteve të freskëta.

Panairi “Fruit Logistica”, i cili çdo vit mbledhë mesatarisht 3,200 ekspozues dhe 78,000 vizitorë dhe i cili u mbajt me datat 5-7 shkurt në Berlin, ku mbledhen kompani nga e gjithë bota që veprojnë në sektorin e agrobiznesit si dhe eksportit dhe importit të produkteve të freskëta. 

Ky panair është një platformë ideale që krijon mundësi vendtakimi global dhe lehtëson krijimin e kontakteve të reja, zgjerimin e partneriteteve si dhe identifikimin e blerësve potencial.

Këtë vit, një nga risitë e shumta është se kompania Doni Foods po shfaqet me brendim të ri të markës e cila ka kaluar nga Doni Fruits në Doni Foods. Ky ndryshim erdhi si nevojë për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve tonë duke ofruar një gamë më të gjerë të produkteve cilësore dhe të sigurta për shëndetin e tyre.

Produktet janë të çertifikuara me standarde ndërkombëtare nga programi i mirënjohur për sigurinë e prodhimeve bujqësore të freskëta, Global G.A.P, standard ky i cili e rritë besueshmërinë dhe sigurinë për klientët dhe konsumatorët. 

Gjithashtu, risi tjetër për kompaninë “Doni Foods” është dizajni inovativ i shtandit të ekspozimit në “Fruit Logistica 2020”. Të inspiruar nga slogani “Nga Natyra në Jetë”, shtandi është realizuar i tëri nga druri natyral me idenë për të sjellë frymën e fermës dhe është i tëri i mbuluar me pemë dhe perime të freskëta.

Bashkëpunëtor kryesor për realizimin dhe organizimin rreth panairit si dhe për ribrendimin e  kompanisë Doni Foods është agjencia lidere e marketingut në Kosovë “Zero Pozitive”.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Në nderim të 80-vjetorit të gazetës “Rilindja”, Posta e Kosovës vë në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare

Në nderim të 80-vjetorit të gazetës “Rilindja”, Posta e Kosovës vë në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare

Ekonomi
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

Ekonomi
Kalo në kategori