Rasti më i njohur i azilit në historinë e re të Austrisë është ai i vajzës së re shqiptare, Arigona Zogaj, shkruan gazeta Wiener Zeitung.
Më 26 shtator të vitit 2007, Arigona Zogaj ishte fshehur për t`i ikur dëbimit. Ndërkohë, pasi kanë kaluar disa vite, ajo, nëna e saj Nuria bashkë ne vëllain Albinin dhe motrën, Albonën, të dytë më të rinj se ajo, jetojnë të qetë dhe në mënyrë tërësisht të ligjshme në Austrinë e Epërme. Arigona, veç tjerash, ishte shpallur Njeriu i Vitit 2009 në Austri.
Kronologjia e kësaj historie:
Maj 2001: Babai Zogaj hyn në Austri në mënyrë të paligjshme dhe aplikon për azil, transmeton albinfo.ch. Gruaja Nuria dhe pesë fëmijët iu bashkuan në shtator të vitit 2002. Të gjitha aplikimet do të refuzohen në vitet në vijim, rast pas rasti.
26 shtator 2007: Policia bën gati familjen për dëbim, por Arigona zhduket. Për pasojë, nëna e saj mund të qëndrojë në Austri për të gjetur 15-vjeçaren. Pak kohë më vonë, shfaqet një letër dhe më pas edhe një video përmes të cilave Arigona kërcënon se do të bëjë vetëvrasje. Më 10 tetor, bëhet i njohur qëndrimi i Arigonës tek pastori Josef Friedl, nën mbrojtjen e tij.
14 dhjetor 2007: Gjykata Kushtetuese e Austrisë (VfGH)kundërshton një ankesë të bërë nga Zogajt – por njëherësh e bën të qartë se kjo nuk do të thotë që Arigona dhe nëna e saj duhet të dëbohen, përcjell albinfo.ch. Ministri i i atëhershëm i punëve të brendshme, Günther Platter, mohon të drejtën humanitare të qëndrimit, por Arigona dhe e ëma mund të qëndrojnë deri në përfundim të vitit shkollor, në vitin 2008.
Qershor 2008: Arigona dhe Nurie Zogajt u kërkohet me shkrim të largohen nga vendi që në fillim të pushimeve verore. Ndërkaq, një raport psikiatrik vërteton se Nuria kishte tentuar të bënte vetëvrasje ndërsa vajza e saj në korrik kishte nevojë për trajtim. Kështu, ato mund të qëndronin për momentin. Babai ndërkohë kishte ikur në Kosovë.
12 nëntor 2009: Ministria e Brendshme vendos të deportojë Arigonën, nënën dhe dy motrat më të reja për shkak të një vendimi negativ të azilit, pëfcjell albinfo.ch. Avokati i Zogajve, Helmut Blum ushtron një ankesë në Gjykatën e Azilit.
18 Mars 2010: Gjykata e Azilit kundërshton ankesën. Blum njofton se do të bëjë një ankesë në VfGH. Në muajin prill bëhet kërkesa për efekt pezullues, dhe kështu dëbimi pezullohet deri në përfundim të procedurës.
14 qershor 2010: VfGH hedh poshtë ankesat. Ministrja e Brendshme Maria Fekter (PVP) rekomandon largimin vullnetar dhe një ditë më vonë i referohet edhe mundësisë së një kthimi ligjor.
15 korrik 2010: Familja udhëton në Kosovë pas përfundimit të vitit shkollor.
22 nëntor 2010: BH (autoritetet e qarkut) Vöcklabruck pranojnë aplikimet për vizë të nënës tani të divorcuar Nuries, Arigonës si dhe vëllait të saj, Albinit dhe motrës, Albonës, transmeton albinfo.ch. Kështu, menjëherë pas kësaj, të katër anëtarët e familjes kthehen në Austri.
6 shkurt 2012: Arigona, Albini dhe Albona marrin vizat me leje qëndrimi. Nëna e tyre e kishte marrë vendimin në fund të vitit 2011. Familja ka jetuar e pavarur që nga ajo kohë dhe nuk ka marrë fare ndihma nga shteti. Vizat fillimisht ishin të vlefshme për një vit, por më pas ato janë zgjatur për dy vjet, përcjell albinfo.ch.
Sot Arigona, nëna e saj dhe dy vëllezërit e motrat e saj të vegjël jetojnë ligjërisht dhe pa probleme në Austri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj