LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit jetësorë dhe fillimin e negociatave me BE-në

Zaev: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit jetësorë dhe fillimin e negociatave me BE-në

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë të së Gjelbrve Evropian, Mar Garcia Sans, i shoqëruar nga kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin.

Në takim u diskutuan masat dhe politikat në fushën e mbrojtjes së mjedisit të shëndetshëm, procesin e integrimit evropian, si dhe temat aktuale politike.


Zaev theksoi se shteti po bën vazhdimisht përpjekje për të mbrojtur mjedisin, dhe të gjitha institucionet janë të përqendruara në luftimin e problemit të gjatë të ndotjes së ajrit.

“Qeveria e drejtuar nga LSDM-ja në këto dy vjet e gjysmë kurrë si deri më tani nuk ka ndarë mjete për ekologji. Përmes procesit të gazifikimit, rritjes së efikasitetit të energjisë dhe ndryshimit të plotë të mënyrës se si ngrohim shtëpitë tona dhe institucionet publike dhe investojmë në burime të rinovueshme të energjisë, ne po bëjmë gjithçka për të zvogëluar përdorimin e qymyrit dhe karburanteve të ngurta dhe kështu të japim një kontribut serioz në luftën për mbrojtjen e mjedisit”, tha Zaev.

Zaev theksoi se pas anëtarësimit në NATO dhe zhvillimit të metodologjisë së re, hapi tjetër realist për arritjen e interesave strategjikë është fillimi i negociatave me BE-në, dhe në këtë proces, përveç reformave, lufta për mbrojtjen e mjedisit do të jetë e rëndësishme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori