LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe Dimitrov në takim me Plenkoviq: Kroacia angazhohet për perspektivat evropiane të Ballkanit

Osmani dhe Dimitrov në takim me Plenkoviq: Kroacia angazhohet për perspektivat evropiane të Ballkanit

Zv.kryeministri Çështje Evropiane Bujar Osmani, së bashku me ministrin për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Kroacisë, mbajtën takim me kryeministrin Andrej Plenkoviq.

Osmani dhe Dimitrov thanë se kryesimi i Kroacisë me presidencën e BE-së është shumë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“Si fqinj i afërt i Ballkanit Perëndimor dhe praktikisht pjesë e rajonit më të gjerë ballkanik, nuk kam dilemë se Republika e Kroacisë sinqerisht angazhohet për promovimin dhe intensifikimin e perspektivave evropiane në gjithë Ballkanin, duke pasur parasysh marrëdhëniet miqësore afatgjate, dhe mbështetjen e sinqertë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Osmani, duke i përcjellë mesazhet falënderuese të Qeverisë për qasjen aktive të marrjes së kryesimit me BE-në nga ana e Kroacisë, si dhe për angazhimin personal të Kryeministrit Plenkoviq për intensifikimin e procesit të zgjerimit.


Ndërsa ministri Dimitrov shprehi falënderim për kryeministrit Plenkoviq për angazhimin e tij aktiv dhe të qartë në mbështetje të perspektivës evropiane në rajon.

“Për deri sa BE mbetet e pavendosur në vend që të ndihmojë dhe të mbështesë, do ti bëjë dëm të madh rajonit. Ambicia e saj gjeopolitike rëndë do të realizohet pa përfundimin e punës rreth vendeve kandidate me perspektiva për anëtarësim në BE të konfirmuara në Samitet e Zagrebit në vitin 2000 dhe Selanikut në vitin 2003. Në prag të diskutimeve në mars të Këshillit ndihma e Kroacisë do të jetë e rëndësisë së veçantë të përgatitet tereni dhe të mundësohet marrja e vendimit për negociata së bashku me metodologjinë. Metodologjia sipas vlerësimeve tona jep më shumë për ata që do të arrijnë më shumë dhe jep më pak për ata që nuk do të kenë sukses të japin mjaftueshëm. Për këtë arsye mendojmë që na jep shansin ta mbushim kohën e humbur dhe të tregohemi se jemi të aftë ta kalojmë rrugën deri në anëtarësim. Samiti i Zagrebit në maj do të jetë edhe një segment tjetër i rëndësishëm për përforcimin e vëmendjes së BE-së drejt rajonit dhe dimensionin të iniciativave të reja për mbështetjen e saj në kuptim ekonomik dhe politik”, tha Dimitrov.

Ndërsa kryeministri Plenkoviq riafirmoi mbështetjen aktive dhe rolin e Republikës së Kroacisë për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të kryesimit të Kroacisë me Unionin, duke potencuar në përgatitjen e vendit për fillimin e negociatave.

Në kuadër të vizitës në Kroaci, Osmani dhe Dimitrov mbajtën takime me Ministrin për Punë të Jashtme, Gordan Gliq Radman si dhe me Kryetarët e Komisioneve to Kuvendit për Politikë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, në Kuvendin kroat, Miro Kovaç dhe Damagoj Ivan Milosheviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Drejtësi
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori