LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mustafa dërgon ekipe në Pejë për të vlerësuar dëmet në bujqësi

Ministri Mustafa dërgon ekipe në Pejë për të vlerësuar dëmet në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka dërguar ekipe në terren pas erërave të forta që kanë goditur rajonin e Pejës.

Këtë e bëri të ditur Mustafa duke thënë se këto ekipe janë dërguar me qëllim që të evidentojnë dëmet e shkaktuara në rajonin e bujqësisë.


Mustafa thotë se ekipi do të monitorojë dhe vlerësoj këto dëme, e që po ashtu do të analizojnë mundësitë buxhetore, ligjore dhe operative për të përkrahur fermerët e dëmtuar atje.

“Sot kam dërguar në terren ekipin e Ministrisë, i cili në bashkëpunim me përfaqësuesit e Komunës së Pejës dhe Istogut, do të evidentojë dëmet e shkaktuara në sektorin e bujqësisë nga erërat e forta, që kanë mbretëruar mbrëmjen e kaluar në këtë rajon. Ky ekip do të monitorojë dhe vlerësojë këto dëme dhe si Ministri do të analizojmë mundësitë buxhetore, ligjore dhe operative për të përkrahur fermerët tanë drejt rimëkëmbjes sa më shpejt”, shkruan Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori