LAJMI I FUNDIT:

Halkbank në kompleksin “MIDA” hap filialin korporativ VIP

Halkbank në kompleksin “MIDA” hap filialin korporativ VIP

Halkbank, si bankë e orientuar drejt klientëve, ka hapur filialin e dytë korporativ VIP, e cila klientëve ju mundëson shërbime më cilësore, më të shpejta dhe më të personalizuara, në të gjitha segmentet e punës bankare.

Filiali i re, e cila tashmë ka filluar me shërbimet e saj, është vendosur në kompleksin “MIDA” në Shkup dhe tek ajo të gjitha kompanitë e mëdha, klientët e bankës, mund të marrin shërbime korporative të personalizuara dhe shërbime të përshpejtuara bankare.

Filialin e parë korporativ VIP, Halkbank e ka hapur që në vitin 2012, vetëm një vit pas fillimit me punë të bankës në Maqedoninë e Veriut.

Për Halkbank, si lider në ofertat për shërbimet e personalizuara bankare dhe vendosjen e teknologjive të reja, kënaqësia e klientëve është qëllimi kryesor dhe ky parim zbatohet në të gjitha aktivitetet.