LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov dhe Osmani: Presidenca kroate me BE-në mund të jetë historike për rajonin

Dimitrov dhe Osmani: Presidenca kroate me BE-në mund të jetë historike për rajonin

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Kuvendin kroat janë takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të jashtme Mire Kovaq dhe kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane Domagoj Ivan Millosheviq.

Në takim janë shkëmbyer mendime lidhur me metodologjinë e re për zgjerim të BE-së dhe rolin të cilin Kroacia si kryesues aktual me BE-në e ka lidhur me procesin për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

“Besoj se paraqet një nder, por edhe sukses të vërtetë të shihet Kroacia në krye të Unionit. Konsideroj se me propozim metodologjinë e re në të vërtetë hapen potencialet për integrimet evropiane të samiteve të ardhshme të BE-së, me çfarë Kryesimi i Kroacisë me BE-në në të vërtetë merr një mundësi të jetë historike për të gjithë rajonin, veçanërisht për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Osmani.


Ministri Dimitrov, megjithatë, konsideron se roli i Kroacisë dhe mbështetjen të cilën Zagrebi zyrtar e jep për eurointegrimin e vendit është më shumë se e rëndësishme.

“Besoj se qasja e ripërtërirë mund të rezultojë me fitore të dyfishtë, gjegjësisht hapjen e negociatave së bashku me procesin e përsosur të qasjes. Qytetarët tanë nuk frikësohen nga ashpërsia më e madhe apo kthimin në një stol korrigjues nëse ekziston regres. Përkundrazi, kështu mendojnë se më mirë do t’i mbajnë politikanët në fjalë. Më shumë përfitime për reformatorët dhe më shumë sanksione për ata të cilët shkojnë mbrapa mbi bazë të vlerësimit objektiv kredibil për përparimin është një hap i cili prej kohësh e dëshirojmë”, potencoi Dimitrovi gjatë takimit.

Në suaza të vizitës në Zagreb, Osmani dhe Dimitrovi pasdite do të takohen edhe me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Gordan Glrpiq Radman./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Drejtësi
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori