LAJMI I FUNDIT:

Festë surprizë dhe një veturë luksoze dhuratë, Georgina befason këndshëm Ronaldon në ditëlindjen e 35-të

Festë surprizë dhe një veturë luksoze dhuratë, Georgina befason këndshëm Ronaldon në ditëlindjen e 35-të

Futbollisti i Juventusit festoi të mërkurën ditëlindjen e tij të 35-të.

Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij, teksa nuk kanë munguar edhe befasitë, shkruan Corriere dello Sport.


Cristiano Ronaldo festoi ditëlindjen e 35-të (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

Georgina Rodriguez, e dashura e futbollistit, ishte ajo e cila organizoi një festë surprizë për djalin e ditëlindjes, me një veturë luksoze si dhuratë për 35-vjetorin e ardhjes së tij në jetë.

Siç shihet nga videoja e publikuar në rrjetet sociale nga Georgina, lojtari portugez u befasua jashtë një restoranti të njohur në qendër të Torinos me pritjen e befasishme të familjes dhe miqve të ngushtë.

https://www.instagram.com/p/B8My4VLIIVp/?utm_source=ig_embed

Festa surprizë përfshinte këngë me ritëm të cilat u lëshuan para hyrjes në restorant si dhe veturën e bukur të tipit “Mercedes” e cila iu bë dhuratë.

“Urimet më të mira për njeriun e jetës sime”, ka shkruar bukuroshja Rodriguez në videon e publikuar në Instagram, pak ditë para se të ngjitet si prezantuese në festivalin e madh të Sanremos. /Telegrafi/

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)