LAJMI I FUNDIT:

Sali Berisha uron Qeverinë Kurti

Sali Berisha uron Qeverinë Kurti

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar formimin e Qeverisë së Kosovës me Kryeministër Albin Kurtin.

Berisha, përmes një postimi në facebook, ku ka përdorur edhe një fotografi të kabinetit Qeverisës Kurti, i ka uruar Qeverisë së Koosovës suksese në misionin e saj fisnik në zbatimin e programit.

Postimi i Berishës:


“Miq, nje urim te perzemert kryeministrit te Kosoves z. Albin Kurti dhe anetareve te qeverise se tij. Suksese ne misionin e tyre te larte fisnik ne zbatimin e programit te tyre, tejet i rendesishem per Kosoven dhe qytetaret e saj! Urime! Sb”, (sic.), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/