LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Arben Vitija dhe Besian Mustafa dy profilet më të mira të Qeverisë Kurti            

Ahmeti: Arben Vitija dhe Besian Mustafa dy profilet më të mira të Qeverisë Kurti            

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti ka dhënë emrat e dy ministrave që sipas tij janë profilet më të qëlluar në Qeverinë Kurti.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se sot pamë një Albin me një qasje krejtësisht të re.

Ai thotë se Kurti shprehu respekt për opozitën dhe nuk përmendi fundit e negociatave.


Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, ka hedhur kritika të ashpra ndaj qasjes së opozitës dhe paraqitjes së tyre sot në Kuvendin e Kosovës.

“Kur po e shohë këtë opozitë, po më krijohet përshtypja se e kemi krijuar një Edi Ramë të ri apo Hashim Thaç të ri në aspektin e zgjatjes së pushtetit”.

Ahmeti duke komentuar kabinetin qeveritar thotë se dy ministrat më të mirë sipas tij në Qeverinë Kurti janë Arben Vitija dhe Besian Mustafa.

“Arbeni ka bërë një punë të jashtëzakonshme në Prishtinë. Sot qytetari më mirë e ka të dërgojë fëmiun në Mjekësinë Familjare se një ordinancë private. Këtë punë e ka bërë Arben Vitija me Shpend Ahmetin”.

“Besiani për shkak të studime që ka kryer por edhe për shkak të punëve që ka kryer në dy-tre institucione profesionale. Besoj se programi i Qeverisë Kurti në këto dy resor është në duar të njerëzve të duhur”, tha ndër të tjera Arben Ahmeti./Telegrafi/