LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski, Milloshoski, Grubi dhe Bogoev në lutjet e mëngjesit në SHBA

Nikolloski, Milloshoski, Grubi dhe Bogoev në lutjet e mëngjesit në SHBA

Deputetët Antonio Milloshoski dhe Aleksandër Nikolloski nga OBRM-PDUKM, Artan Grubi nga BDI dhe Stefan Bogoev kryetar i Komunës së Karposhit janë të ftuar në Kongesin amerikan më 5 shkurt ku do të marrin pjesë në lutjet tradicionale të mëngjesit në Uashington në të cilën do të merr pjesë edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe shumë liderë tjerë nga vende të tjera.

Grubi po viziton Uashingtonin për të pestën herë brenda dy viteve, ndërsa këtë rradhë do të takojë edhe Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit, z. Eliot Engel, Senatorin James Inhoffe, Zëvendës ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Mathew Palmer, Drejtorin për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, David Konstelancik, Kongresmenin Robert Aderholf bashkë me të tjerë, si dhe do të marrë pjesë në dy forume në Senatin Amerikan dhe në Këshillin Atlantik.


Ndërsa Milloshoski dhe Nikolloski do të realizojnë takim me Senatori Mike Lee dhe Kongresmenët Mike Doyle dhe Robert Aderholt./Telegrafi/