LAJMI I FUNDIT:

Romeo: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë nisjen e bisedimeve me BE-në

Romeo: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë nisjen e bisedimeve me BE-në

Ambasadori i Italisë në Maqedoni të Veriut, Carlo Romeo në intervistë për ‘Radio Evropa e Lirë’ thotë se “qëndrimi i Italisë është i qartë dhe transparent. Shpresojmë se Maqedonia e Veriut do t’i hapë bisedimet me BE-në Shumë shpejt. Shpresojmë se do të jetë në Këshillit e ardhshëm të BE-së në mars”.

“Në samitin në Zagreb, BE-Ballkan Perëndimor, nuk do të ketë vendim për nisje të bisedimeve, ai samit nuk do të jetë për atë. Shpresa jonë është që bisedimet të nisin sa më shpejt”, thotë Romeo i cili shton se Maqedonia e Veriut i përmbushi të gjitha kriteret për hapje të bisedimeve bashkërisht me Shqipërinë.

Sipas tij, Italia mban qëndrimin se çelja e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut me BE-më duhet të shkojë në paketë me Shqipërinë për shkak se të dy vendet kanë arritur përparim në reforma.


Romeo thotë se dy vendet kanë arritur reforma që janë kërkuar nga BE ndërsa Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me agjendën reformues.

“Posaçërisht në sundimin e së drejtës, pavarësisë së gjyqësisë, me luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thotë Romeo duke përmendur se do të ishte mirë për këtë qëllim miratimi i Ligjit për Prokurori Publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Prostitutat i thërrisnin klientët nga dritarja”: Zbardhet skema si funksiononte lokali i VIP-ave për prostitucion

“Prostitutat i thërrisnin klientët nga dritarja”: Zbardhet skema si funksiononte lokali i VIP-ave për prostitucion

Lajme
Hoxha: Duhet të ketë pajtim qeverisës LVV-PDK ose LVV-LDK për të kaluar vitin

Hoxha: Duhet të ketë pajtim qeverisës LVV-PDK ose LVV-LDK për të kaluar vitin

Politikë
Berisha i NISMA-s i prerë se s’do ketë koalicion me Kurtin: Është e keqja e madhe e vendit

Berisha i NISMA-s i prerë se s’do ketë koalicion me Kurtin: Është e keqja e madhe e vendit

Lajme
“U dëgjuan breshëri të të shtënave”, Bajrush Xhemajli dhe Kamber Buqolli dëshmojnë për maltretimet në burgun e Dubravës

“U dëgjuan breshëri të të shtënave”, Bajrush Xhemajli dhe Kamber Buqolli dëshmojnë për maltretimet në burgun e Dubravës

Drejtësi
Kalo në kategori