LAJMI I FUNDIT:

Kurti përkujton Ylfete Humollin që u vra në demonstratat e vitit 1990

Kurti përkujton Ylfete Humollin që u vra në demonstratat e vitit 1990

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka përkujtuar Ylfete Humollin, e cila nga regjimi serb gjatë protestës që u zhvillua më 1 shkurt të vitit 1990.

Ai po ashtu ka përkujtuar edhe vëllanë e saj, Mentor Humollin, i cili ra dëshmor më 16 maj të vitit 1999, në betejën e Kosharës,

“Me falënderim e përkulje nderojmë të gjithë ata që para tankeve vendosën veten e tyre për arsye themelore: të jemi zot në atdheun tonë”, ka shkruar Kurti.


Postimi i plotë:

Shumë gaz lotsjellës pati në mbrëmjen e 31 janarit të 1990. Demonstruesit kishin pushtuar çdo cep të rrugëve në Llap. Nata jehonte nën thirrjet “Demokraci”. Qytetarët po përndiqeshin mizorisht vetëm pse kërkonin liritë thelbësore që i takojnë një populli. Në atë mbrëmje shumë aktivistë, duke u shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre, bënë nderime te varri i Afrim Zhitisë.

Të nesërmen protesta sërish. Njerëz të të gjitha moshave, por shumica të rinj. Ylfete Humolli, me 15 shkurt do t’i mbushte 17 vjet. Ndonëse nxënëse në shkollën e mesme ekonomike, ajo merrte pjesë aktivisht në organizimet publike e demonstratat masive. Më 1 shkurt 1990, organizohet një demonstratë në fshatin e saj, ku policët e regjimit serb u turren sërish. Breshëria e plumbave në Lupçin e Poshtëm bie mbi Ylfeten teksa dëgjohej thirrja e saj: “Ku është Mentori?”. Mentor Humolli, atëbotë 13 vjeç, ishte i vëllai i saj. Ai e ndiqte hap pas hapi Ylfeten. Më vonë, idealet e Mentorit shquhen në luftën e viteve 1998 dhe 1999, sepse mësuese e inspirim kishte dikë si motrën e vet. Thirrja e Ylfetes mori përgjigje nga vetë Mentori. Në betejën e madhe të Kosharës, më 16 maj 1999, Mentor Humolli ra dëshmor.

Këtë vit po e kujtojmë 30 vjetorin e kryengritjes dhe rezistencës gjithëpopullore, që i paraprinë luftës çlirimtare e pavarësisë. Lavdi jetës e veprës së Ylfetes! Me falënderim e përkulje nderojmë të gjithë ata që para tankeve vendosën veten e tyre për arsye themelore: të jemi zot në atdheun tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori