Përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur për Media ende nuk kanë kthyer përgjigje për shqetësimet e ngritura nga AGK për Draft Kodin e Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele në Republikën e Kosovës dhe Draft Rregulloren për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio dhe Audiovizuele, përkundër se kanë kaluar dhjetë ditë nga njoftimi zyrtar, me ç’rast janë tejkaluar afatet ligjore për ofrimin e përgjigjeve. Në bashkëpunim me juristen e medias, Flutura Kusari, AGK ka ardhur në përfundimin se këto drafte të rregulloreve, përmbajnë dispozita të cilat e cenojnë lirinë e shprehjes dhe të medias.
“Heshtja e KPM karshi organizatës më të madhe në vend që mbron të drejtat e gazetarëve dhe avokon për lirinë e medias, është e papranueshme. Kjo mos-përgjigje është tregues i nivelit të ulët të transparencës të kësaj agjencie publike, gjë që nuk duhet të vazhdoj më tutje. Ashtu sikurse është reaguar publikisht nga AGK me 24 janar të këtij viti, këto dy propozime nuk duhet të miratohen. Në të kundërtën, cenimi i lirisë së shprehjes së gazetarëve dhe mediave në Kosovë përligjet përmes akteve normative të një institucioni publik si KPM”, thuhet në njoftimin e Asocicionit të Gazetarëve të Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se çdo vonesë e mëtejme e bën situatën edhe më serioze, andaj përsërit prapë çështjet që kanë ngritur si në vijim:
– Cilat janë arsyet që e kanë shtyrë amandamentimin e Draft Kodit të Etikës dhe Draft Rregullores?
– A është bërë ndonjë analizë ligjore e të metave të Kodit të Etikës dhe Rregullores në fuqi të cilat KPM pretendon t’i adresoj në procesin e amandamentimit? Nëse po, të ndahet me neve.
– Në cilat standarde ndërkombëtare është bazuar KPM kur kanë propozuar ndalimin e raportimit nga gjykatat?
– Gjatë amandamentimit, a kanë kërkuar ekspertizë dhe mbështetje nga ndonjëra nga institucionet ndërkombëtare veprojnë në Kosovë dhe aktive në fushën e lirisë së medias? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje