LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski në takim me eurodeputetët: Anëtarësimi në BE mbetet qëllim strategjik

Pendarovski në takim me eurodeputetët: Anëtarësimi në BE mbetet qëllim strategjik

Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti euroambasadorët Andreas Shider, Ilhan Kjuçuk dhe Marion Valsman, bashkëbisedues me “Jeann Monne” dialogun, i cili sot dhe nesër do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në takim mori pjesë edhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadori Samuel Zhbogar.

Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, gjatë takimit ka theksuar se shteti i ynë lartë e çmon përkrahjen e vazhdueshme parimore nga Parlamenti Evropian dhe përkushtimin lidhur me procesin e zgjerimit.

Presidenti Pendarovski e ka theksuar kontributin e eurodeputetit Kjuçuk, si raportues të vazhdueshëm për Maqedoninë e Veriut dhe të eurodeputetëve Shider dhe Valsman, të cilët e udhëheqin Delegacionin e Komitetit të përzier parlamentar BE-Maqedonia e Veriut, në funksion të përparimit të shtetit në procesin eurointegrues.


Në takim janë këmbyer mendime dhe informata për gjendjen aktuale në shtet, për procesin vijues reformues në kontekst të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për gjendjet aktuale politike në Unionin.

Në takimin bashkërisht u konstatua rëndësia e epilogut pozitiv të bisedave në kuadër të “Jeann Monnet” dialogut, mes liderëve të partive parlamentare në shtet.

Presidenti Pendarovski para eurodeputetëve ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet qëllim strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e ka përsëritur pritjen se metodologjia e re për udhëheqjen e negociatave aderuese do të miratohet në mbledhjen e Këshillit evropian në mars të vitit 2020. Në të njëjtën kohë, presidenti Pendarovski ka potencuar se shpreson se gjatë kryesimit kroat do të caktohet datë për fillim të negociatave aderuese të vendit me BE-në.