Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) sot u mbajt takimi i përbashkët me përgjegjësitë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës lidhur me sigurinë në trafikun rrugor dhe numrin e lartë të aksidenteve në trafik.
Në njoftimin e IKSHPK-së, thuhet se siguria rrugore është një çështje shumë e rëndësishme dhe Kosova ka pasur rritje të konsiderueshme të numrit të vdekjeve në trafik në dekadën e fundit, e po ashtu edhe numri i këmbësorëve të vdekur në aksidente rrugore është shumë i lartë.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, Kosova në vitin e kaluar (2019) në aksidentet në trafik ka pasur 113 persona të vdekur, ndërsa në vitin paraprak (2018), kishte gjithsej 129 persona të vdekur në aksidentet me fatalitet në trafik.
Në takim u konstatua se shkaqet e aksidenteve në trafik janë të shumta dhe të ndryshme, por sigurisht faktori njeri mbetet faktori më i shpeshtë, pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, respektivisht masat që ndërlidhen me shpejtësinë, përdorimin e rripave të sigurisë dhe ulëseve për fëmijë, përdorimin e alkoolit, drogave dhe medikamenteve, mbajtjen e distancës së sigurisë, si dhe gjendjen e automjeteve dhe kohën e ngasjes dhe pushimit për shoferë.
IKSHPK dhe Policia e Kosovës theksojnë se zhvillimi i një kulture të sigurisë rrugore, është shumë me rëndësi, prandaj, duhet ngritur edhe më tej vetëdijesimin e popullatës për rreziqet dhe përgjegjësinë e tyre në trafik, si dhe duhet të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme nga institucionet përgjegjëse për zvogëlimin dhe parandalimin e aksidenteve në trafik, njofton Telegrafi.
IKSHPK dhe Policia e Kosovës përsërisin edhe disa nga rekomandimet me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafikun rrugor:
Qytetarët duhet të respektojnë të gjitha rregullat në trafikun rrugor;
Shoferët duhet të jenë të përqendruar maksimalisht gjatë drejtimit të automjetit;
Shoferët duhet të respektojnë shpejtësinë e lejuar;
Shoferët duhet të mos i përdorin telefonat mobil gjatë vozitjes;
Shoferët me dënime të njëjta të përsëritura duhet të detyrohen t’i nënshtrohen testeve psikologjike, dhe për ta nevojiten masa më të rrepta sanksionuese dhe masa shtesë për përmirësimin e ngasjes së tyre;
Lëshimi i certifikatës mjekësore për patentë shofer, duhet të bëhet duke respektuar kriteret në mënyrë rigoroze
Këmbësorët si pjesëmarrës në trafik janë të obliguar t’i respektojnë rregullat e trafikut, njësoj sikur edhe pjesëtarët e tjerë në trafik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës