LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se gjysma e fëmijëve “ndajnë shtratin” me celularin e tyre – koha mesatare e përdorimit, tri orë e 20 minuta në ditë

Më shumë se gjysma e fëmijëve “ndajnë shtratin” me celularin e tyre – koha mesatare e përdorimit, tri orë e 20 minuta në ditë

Më shumë se gjysma e fëmijëve, ndajnë shtratin me telefonin e tyre, thuhet sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raporti Childwise, ka zbuluar se fëmijët po pajisjen me telefona që nga mosha shtatë vjeçare.


Ndërsa koha mesatare që kalojnë grupmoshat, nga shtatë deri në 16 vjeç është tri orë e 20 minuta në ditë.

Njëjtë mendon edhe studiuesi Simon Leggett, i cili thotë se telefonat po dominojnë jetën e fëmijëve.

Kur një pajisje e tillë është aq e afërt në jetën e një të riu, studiuesi Leggett shton se do të bëhet edhe më e vështirë për prindërit që t’ua kufizojnë përdorimin e këtyre teknologjive.

Studimi është bërë me 2,000 anketues në Mbretërinë e Bashkuar, nga mosha pesë deri në 16 vjeç.

Nga rezultatet e këtij studimi, 57% e tyre ndajnë shtratin me telefonin e tyre, ndërsa 44% nuk ndihen të rehatshëm nëse nuk kanë pranë një telefon.

Më tutje nga ky studim 42% e të anketuarve e mbajnë telefonin afër vetes dhe nuk e fikin asnjëherë.

Shumica e fëmijëve i përdorin telefonat për komunikim, për të dëgjuar muzikë, për të shikuar video argëtuese etj.

Ndërsa aplikacionet më të përdorura janë Instagram, Snapchat, Tik Tok madje edhe Whatsapp. /Telegrafi/